• |
ide | kryesore

Jamie dëshiron paqe me Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider



Jamie Lynn Spears dëshiron të bëjë paqe me të motrën.

Ajo përdori Instagram Stories të shtunën, për t’iu lutur motrës Britney Spears që t’i jepte fund luftës së tyre “të turpshme” të fjalëve.

“Britney, thjesht më telefono”, e filloi postimin e gjatë me tekst, Jamie Lynn, drejtuar këngëtares 40-vjeçare. “Kam tentuar shumë herë të flas me ty drejtpërdrejt dhe ta trajtoj këtë privatisht ashtu siç duhet të bëjnë motrat, por ti ende zgjedh të bësh gjithçka në një platformë publike.”

Jamie Lynn vazhdoi të pretendonte se ajo ka qenë gjithmonë aty për Britney-n dhe vazhdoi të mbrojë ato që tha për motrën e saj të madhe gjatë intervistës së fundit për “Good Morning America”.

“Ndërkohë, të lutem mos vazhdo të thuash se nuk kam qenë atje për ty ose se po i sajoj gjërat. Jam e lumtur të ndaj sa herë kam kontaktuar me ty, të kam mbështetur, dhe jam përpjekur të të ndihmoj. Kjo është e turpshme dhe duhet të ndalet. Të dua.”

Pas intervistës së Jamie Lynn, Britney u përgjigj në Instagramin e saj, duke thënë se e gjithë kjo ishte një shfaqje nga ana e së motrës për të shitur më shumë libra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *