• |
ide | kryesore

Jo vetëm te konferenca për shtyp, Erdogan i përsërit kërkesën Ramës edhe në Kuvend: Merrni masa kundër organizatës ‘FETO’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë, vuri edhe njëherë theksin tek lufta ndaj organizatës së Fethullah Gülen, si një kusht për miqësinë me Turqinë. Erdogan u shpreh se Shqipëria duhet ta luftojë këtë organizatë, të marrë masa që të mos ketë fatin e Turqisë e mos errësohen marrëdhëniet vëllazërore. Erdogan po ashtu bëri me dije se do të vendosë në dispozicion edhe vaksinën Turcovax.

“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi shumë shpejt edhe vaksinën Turkvax jemi në dispozicion ta ofrorjmë. Paralel me këtë vjet ndërtuam në kohë rekord spitalin e Fierit dhe sot inaguruam banesat në Laç. Shpresoj që këto që ne kemi bërë i kanë mbyllur sado pak plagët e shqiptarëve. Edhe shqiptarët do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë. Më lini të kujtoj organizatën “FETO”, të cilës i kushtojmë shumë vemendje dhe autorët janë në Shqipëri. Një mik i9 vërtetë është ai që nuk heziton ta thotë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Ashtu sin ë Shqipëri institucionet e lidhura me Feton janë të fshehura dhe nuk duhet të keni dyshiminh se së shpejti do i zbulojnë fytyrat e tyre. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukture helmuese dhe tradhëtare, aq më e sigurtë do të jetë e ardhmja juaj.Ne konsidrojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë të mos kenë fatin tonë. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër Fetos dhe të mos lërë që marrëdhëniet tona të mos errësohen. Dua të përshëndes me dashuri të gjiothë popullin shqiptar, deputetë dhe shpresoj që miqësia dhe vllazëria mes nesh të vazhdojë deri në përjetësi”- u shpreh ai.

 



3 Comments

  1. Keshillat mbaj per vete o Sulltan sepse prej shume vitesh , por sidomos keto 8 vitet te fundit, ne jemi mesuar me situaten e grushtit te perditshem te shtetit ku nje OJF qe dreqi e di c’perfaqeson ben ligje, kompozon skenen politike, na sjell refugjtatet e saj neper bote, etj. Edhe nese OJF-ja FETO (qe prap dreqi e di c’eshte) ekziston ketu, bazuar ne parimin qe virusi me i forte asgjeson te dobetin, nuk do ja ndjejme efektin. Kur te vrasim kete virusin e eger qe kane zene rrenje ketu prej vitesh, mbase na bie neper mend edhe per FETO-n. Por per nje gje ke te drejte:Boll me OJf nderkombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *