• |
ide | kryesore

Kërkimi për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin/ Si dështuan 10 operacione të FNSH dhe RENEA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



10 operacione janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarve Talo Çela, dhe Nuredin Dumani, të dy të akuzuar për disa vrasje të ndodhura në vendin tonë.

Operacionet janë zhvilluar nga FNSH dhe RENEA, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë apo e dhënë për fshehjen e të dy shumëkërkuarve.

Sipas informacioneve të ABC News, mësohet se kontrollet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në Peqin dhe në Luz të bashkisë së Kavajës.

Për shkak të dekonspirimit të aksionit policor, këto operacione janë mbajtur sekret nga autoritetet vendore.

Ndër të tjera burimi i ka pohuar medias, se të gjitha kontrollet në banesa ku dyshohen qe strehohen të shumë kërkuarit janë kryer me vendim Gjykate.

Ndërkohë kujtojmë se Talo Çela dhe Nuredin Dumani sëbashku me disa persona të tjerë akuzohen për vrasjen e bujshme të 2 marsit të 2020 të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.



1 Comment

  1. Deshtojne operacionet sepse disa oficere tek RENEA dekonspirojne .
    Shefi i Rendit ne Malesine e Madhe ka qene njeri prej tyre.
    Ka qene ne kontakte te vazhdueshme me ate katunarin e Prishtes, Artan Hoxhen, dhe ky sipas rastit i ka ndare operacionet me disa tipa te botes se krimit. Njeri prej tyre eshte nje doktoreeshe te ambulanca e njohur si ” iranania”. Doktoresha ne fjale eshte gruaja e Dritan Dajtit dhe mban kontaktet midis llumit dhe Tan Dajtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *