• |
ide | kryesore

Lubonja: Loja që po luan Rama me Erdogan dhe BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sipas publicistit dhe shkrimtarit Fatos Lubonja, kryeministri Edi Rama është treguar i zoti duke mbajtur një ekuilibër e duke luajtur në të dy krahët, duke mos krijuar armiqësi me Turqinë, por edhe të mos shkelë me këmbë vlerat që ti ke luftuar.

I ftuar në “Real Story”, Lubonja u shpreh se pavarësisht kërcënimit të Erdogan për të luftuar FETO-n, atij nuk i intereson të të krijojë konflikt.


“Ne duhet të zgjedhim mes një shteti autokrat dhe një shteti demokratik. Një gjë janë miqësitë e popullit, nuk mund të armiqësohesh por nga ana tjetër nuk mund të shkelësh me këmbë disa vlera që t’i ke luftuar.

Rama është treguar i zoti se ka mbajtur një ekuilibër duke luajtur në dy krahët. Rama e ka quajtur hapur Erdogan diktator. Partia e Erdogan nuk ka lidhje me Partinë Socialiste këtu, është parti konservatore mbi baza fetare.

Pyetja është si ka mundësi që Europa e pranon Ramën? Rama ka arritur të krijojë figurën se është si Erdogani në Turqi. Edhe një aleat i Ramës, i biri i Sorosit, në Turqi ka problem me të pas i ka arrestuar një aktivist.

Se sa mund të luajë Rama me këtë lojë nuk e dimë. Edhe Erdogani bën kërcënime por edhe Rama luan me të. Shqetësimi për Feton i Erdoganit nuk e dëmton shumë Ramën, marrëdhëniet. Ai nuk ka interes të krijojë konflikt dhe këtu hyn në lojë opozita he intelektualët.

Edhe opozita jonë nuk do të prishet me Erdoganin, edhe ndihmat i duan të gjitha. Ka të njëjtën mendësi vasali ndaj perëndimorëve që qëndrojnë pa dinjitetin që kërkon Shqipëria. Prandaj Rama do të vazhdojë ta luajë këtë lojë. Erdogan në Turqi ka një opozitë shumë të dobët” – u shpreh Lubonja.

5 Comments

  1. Ata janë dy kalorësit e dëshpëruar në luftë me Perëndimin në Shqipëri.

    Sali Berisha është familjarisht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikisht çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend se takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më pro-perëndimor se ata.

    1. Bota po lidhet me Kinen dhe Rusine ndersa ty te ka ngelur ora te 1991. Ik o loqe hap syte se amerika eshte ne prag shperberjeje ndersa Evropa po kthehet me keq se lindja e mesme

  2. Sipas Lubonjes shqiptaret kerkojne dinjitet nga politikanet e saj! Ja fut kot! shqiptaret duan zhvillim, qetesi,begati, demokraci e te tjera elementa baze te nje njeriu, e dinjiteti ste jep asgje nga keto me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.