• |
ide | kryesore

Një vit i ri, pa tym: Si të reshtim së çliruari karbon, tani!

-Instant, Lajme, Të fundit



Keni dëgjuar për gjurmën e karbonit? Nëse jo, duhet ta lexoni këtë artikull patjetër.

Kur ngisni makinën, sa herë blini një palë atlete, kur ndizni një cigare ose sa herë piqni një biftek në skarë, jeni duke kontribuar në emetimin e dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera në atmosferë. Kjo është gjurma juaj e karbonit. Gjithmonë e më shumë kompani të mëdha po zotohen të reduktojnë emetimet e tyre, ndërsa BE-ja madje ka vendosur edhe objektivin për t’u bërë “neutralë ndaj klimës” deri në vitin 2050, që do të thotë që shtetet po përpiqen të mos ndikojnë më tek mjedisi.

Njësoj, edhe ne si individë duhet të zotohemi të reduktojmë nivelin e karbonit që i çlirojmë planetit: ky është një vendim që mund të na ndryshojë jetën si ne, ashtu edhe fëmijëve tanë, të cilët me këto ritme dëmesh që po i shkaktojmë planetit, janë mjaft të rrezikuar.
Si mund të reshtim së çliruari karbon që sot?
Karboni, të cilat dihet se shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare apo sëmundje mushkërish. Më mirë për veten, më mirë për ambientin.

Zëvendësoni makinën me biçikletë
Çmimet e makinave elektrike po ulen gjithmonë e më shumë, duke i bërë këto makina miqësore ndaj ambientit më të aksesueshme nga kushdo që kërkon të zvogëlojë gjurmën e vet të karbonit. Megjithatë, në rast se një makinë e re elektrike nuk është e përballueshme prej jush ndaj jeni të detyruar të vazhdoni të ngisni makinën e vjetër me gaz, është koha të mësoni biçikletën. Biçikleta nuk emeton asnjë lloj kimikati të dëmshëm për mjedisin gjatë lëvizjes. Përkundrazi, ju ndihmon edhe ju duke e vënë trupin në levizje. Për të mos folur pastaj, sa më e thjeshtë është të gjesh parkim kur ke biçikletë në krahasim me kur ke një makinë.

Ricikloni veshje
Nga totali i fibrave të përdorura për veshje, 87 % digjen ose hidhen në një landfill. Prodhimi i veshjeve të reja është përgjegjës për 10% të emetimeve vjetore globale të karbonit, më shumë se të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe transportet detare së bashku. Me këtë ritëm, emetimet e gazrave të industrisë së modës do të rriten më shumë se 50% deri në vitin 2030.
Mund t’ju shijojë shumë një rrobë e re fringo, padyshim. Por, për ambientin është gjithmonë më mirë kur ne blejmë veshje të përdorura, ose të dorës së dytë: quajini si t’ju vijë për mbarë.

Mos pini më cigare!
Sa herë ndizni një cigare, bashkë me tymin çlirohen mbi 6,000 kimikate të dëmshme, nga të cilat 100 kanë ndikim të provuar tek shëndeti, pasi janë provuar se shkaktojnë sëmundje. Por, nuk duhet të llogarisim vetëm dëmin direkt tek vetja: cigarja çliron karbon, i cili është ndër shkaktarët më të mëdhenj të dëmit tek mjedisi.
E mira është, ta lini njëherë e përgjithmonë cigaren. Nëse nuk arrini të bëni këtë, ose si i rritur keni vendosur të mos hiqni dorë krejtësisht nga nikotina, së paku zëvendësojeni me alternativa pa tym, të cilat nuk çlirojnë tym, por aerosol. Aerosoli i produkteve me ngrohje nuk përmban nanogrimca me bazë karboni, të cilat dihet se shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe mushkërish. Më mire për ty, më mire për ambientin.

 



4 Comments

  1. Jo po te jetojme ne shpella si dikur…
    Gazetar totalisht injorant dhe idiot. Harrove te thuash dhe qe; sa here merrni fryme clironi dioksid karboni.
    Po pse mo injorant, elektriciteti me te cilin do punoje makina elektrike nga vjen? Mbi 70% vjen nga karboni.
    Aktualisht ka vetem nje zgjidh per
    Uljen e emetimeve te karbonit, ajo eshte energjia berthamore, cdo gje tjeter mashtrim i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *