• |
ide | kryesore

Nuk i gjenden probleme në asnjë prej kritereve, konfirmohet në detyrë gjyqtarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Rudina Palloj pasi rivlerësimi në të tri kriteret e gjeti atë pa probleme. Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj pati një seancë të lehtë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Siç doli gjatë relatimit Pallojit nuk i ishte kaluar barrë prove në asnjë prej kritereve, por i ishin kërkuar shpjegime pas disa denoncimeve në kriterin e profesionalizmit.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Valbona Sanxhaktari relatore. Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat.



1 Comment

  1. Nuk i gjenden probleme në asnjë prej kritereve, konfirmohet në detyrë gjyqtarja.

    Te jete e vertete valle??????????????????????????????????????????????????????????????
    Hyne ne kuplara dhe del i virgjer??????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *