• |
ide | kryesore

Pas infarktit, në futbollin më të lodhshëm: Eriksen, gati firma me Brentford

-Instant, Sport



Christian Eriksen mezi pret për t’u rikthyer në futboll, me ëndrrën për t’u thirrur nga Danimarka për Kupën e Botës në Katar në dhjetor. Mundësia i jepete nga Brentford, që i ofron atij mundësinë për t’u rikthyer menjëherë në Premier League. Sipas The Athletic është, në fakt, klubi londinez ai që ka propozuar një marrëveshje deri në fund të sezonit plus një opsion për atë të ardhshëm: negociatat janë në një fazë të avancuar.

Brentford, pavarësisht vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ka një diferencë prej dhjetë pikësh nga zona e rënies dhe për këtë arsye do të ishte një shans i mirë për mesfushorin danez të rikthehet në një mënyrë “të qetë”: një situatë pa stres në renditje dhe një klub jo në nivelin më të lartë, për të gjetur dalëngadalë formën konkurruese të humbur në këto muaj pa ndeshje.

Pas ifarktit në Euro 2020, Eriksen ndërpreu kontratën me klubin zikaltër pasi rregullat e Serie A nuk lejojnë të luhet me një defibrilator të brendshëm, ndryshe nga – për shembull – Anglia. Gjatë javëve të fundit ai ishte stërvitur me Odensen dhe tani është në pritje të shansit të madh për t’u rikthyer në futbollin që ka rëndësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *