Ai tha se të gjithë u alarmuan kur ra një tërmet i fuqishëm në Turqi, pasi menduan se Erdogan do të linte projektin për rindërtimin në Laç. Nga ana tjetër Rama tha se ai për asnjë çast nuk e kishte menduar këtë gjë.

“Premtova që do flas shkurt, siç thonë kritikët e mi, por në këtë pikë unë i ngjaj atij. Do e mbyll duke sjellë një episod tjetër. Gjatë kohës që sapo kishte filluar puna me mikun tonë, ministrin e ngarkuar për të rindërtim, Muratin, në Turqi ra një tërmet. Të gjithë këtu u alarmuan se tani i ra tërmeti në shtëpinë e tij dhe presidenti do të harrojë për rindërtimin këtu. Unë i thash i bindur që kjo nuk do të ndodhë.  Jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t’i bëjë të dyja, por edhe nëse s’do i kishte mundësitë, presidenti Erdogan s’do e linte punën për të mbajtur fjalën këtu që të shkonte të bënte punën atje. Sepse e përsëris dhe është shumë e rëndësishme për mua, presidenti  Erdogan jo vetëm e thotë, e mendon, e beson, por edhe e bën në realitet atë që solla këtu pak më parë si një nga porositë e profetit. Nuk beson dhe nuk përjeton nëse nuk i dëshiron vëllait tënd të njëjtën gjë. Por ndryshe nga ministrat e republikës së Turqisë, s’do e mbyll me presidentin e Turqisë, do e mbyll fjalimin me Servetin. I cili për mua është shëmbëlltyra e njeriut të punës që ka farkëtuar gjithë pulitka e presidentit të republikës së Shqipërisë. Për më tepër Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje. E ka tejkaluar edhe presidentin, sepse djalin e ka martuar me një shqiptare. (duartrokasin) Zoti President, shumë shumë shumë faleminderit!”, tha Rama.