• |
ide | kryesore

Sot seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri paraqitet në GJKKO

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak është bërë infektimi me COVID i prokurorëve të çështjes Dritan Prenci dhe Vladimir Mara. Seanca e kaluar u shty nga gjyqtari i çështjes pasi kërkoi të njihej me dosjen, pas ndryshimit të trupës gjykuese për Tahirin.

Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *