• |
ide | kryesore

Titulli numër 21 në karrierë: Carlo Ancelotti, italiani i parë që fiton Superkupën spanjolle

-Instant, Sport



Në aksin Napoli-Liverpool ishte etiketuar si “i mbaruar”, por Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend ta mbyllë me fitoret e trofetë. Ish-trajneri i Milanit ka rimarrë në duar Real Madrid, duke e rikthyer në krye të La Ligës dhe mbi të gjitha duke fituar sërish. Me 2-0 ndaj Athletic Club, Ancelotti fitoi trofeun e tij të 21-të në karrierë, i pesti me Real Madrid, duke u bërë italiani i parë që fiton Superkupën e Spanjës.

Ancelotti nuk kishte fituar asnjë trofe që nga gushti 2017 kur fitoi Superkupën e Gjermanisë me Bayernin, me penallti, kundër Borussia Dortmund. “Një fitore e eksperiencës dhe e metodave tradicionale”, si e konsiderojnë në Spanjë, ku i bëjnë jehonë arritjes së Ancelottit, një ditë pas triumfit në Superkupë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *