• |
ide | kryesore

Alarmi i zyrtarit amerikan: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo çast

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo çast”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur drejt Kievit e më pas edhe Berlinit për bisedime urgjente, me qëllim të shmangies së ndonjë lufte të re në Ukrainë.

Meqë Rusia ka të mbledhur mbi 100,000 trupa ushtarake afër kufirit të Ukrainës dhe një numër të forcave është duke e pozicionuar për stërvitje në Bjellorusi, Perëndimi është i alarmuar për mundësinë e një konflikti të ri.

Javën e kaluar, diplomatët rusë janë takuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe kombeve evropiane, për të diskutuar kërkesat e Moskës, të cilat parashohin ristrukturim të arkitekturës së sigurisë në Evropë.

Bisedimet kanë përfunduar pa marrëveshje, andaj duke ia shtuar kësaj situate edhe retorikën e Moskës, zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të shqetësuar.

Forcat ruse në Bjellorusi “nuk janë as për stërvitje as si lëvizje normale e trupave”. Është shfaqje e forcës, e dizajnuar për të shërbyer si pretekst i rremë për një krizë, ndërkohë që Rusia planifikon pushtim të mundshëm”, ka thënë ky zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, në kushte anonimiteti.

“Ne jemi në pikën kur Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo çast”, ka thënë ky zyrtar.

Pas vizitave në Kiev dhe Berlin, Blinken pritet të udhëtojë në Gjenevë për të biseduar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Të dy liderët është thënë të kenë biseduar përmes telefonit më 18 janar.

Duke e përshkruar takimin e Blinkenit dhe Lavrovin, ky zyrtar amerikan u ka thënë gazetarëve se “duket se diplomacia nuk ka vdekur ende”.

“Ne duam të testojmë nëse ka ndonjë mundësi për diplomaci këtu, mirëpo vazhdojmë të jemi të përgatitur edhe për rezultat tjetër”, ka thënë ky zyrtar./REL



4 Comments

  1. Duhet ta cojne urgjent Kimeten tone ambasadore ne Rusi t’ja beje rrup sup Putinit:))).

    O Joe Kokpatatja, i qive robt Amerikes e bone zhele saqe mire qe tallen carin dhe talebanet me shapka me ju, por po tallin lesht dhe shoket tuaj socialiste ruse tani.

  2. ta pushtoje qe sot mundesisht se ka 3 muaj qe ne cane trapin do e pushtoje sot do e pushtoje neser
    fundi fundit ukraina e ruseve eshte nuk eshte as e turqve as e polakeve as e gjermaneve e as e suedezeve
    sa here e kane humbur ruset e prape e kane marre

  3. Nuk e di a ka Shqiperia ndonje ushtar se Gjenerala ka plot.
    :Po kush ne Europe le lluksin dhe te filloje luften ,asnje.
    Mjere ai qe i ha bytha dhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *