• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Basha nuk mund të udhëheqë më opozitën, ka humbur zgjedhjet 2-3 herë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se Lulzim Basha nuk mund të jetë më udhëheqësi i bllokut opozitar. Gjatë një interviste për Ora News, Shehi tha se brenda dhe jashtë PD-së ka forca dhe ide, apo njerëz e propozime për t’iu përballur Ramës.

“Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi.



16 Comments

  1. Dashi burre zotni. Njeri me karakter e politikan i vertete, pa hile e pa tfutme pranej dhe eshte sot me popullor se kurre. Llull brava si vjen ke qimja karit Dash tironcit. RESPEKTE.

  2. Dashi do të bënte mirë që të mos fshihej si parazit e të kritilojë PD gjithmobë, por të dilte me partiçkëb e tij për të parë se sa vota vlen ai vetë.
    Aty do të shihnim se sa vota do të fitonte më shumë se Basha.
    Puna më e lehtë është të marësh pa u lodhur për vete një mandat deputeti e të kritikosh ate që ta ka dhuruar.
    Mandej është po ky Dash, që e kemi dëgjuar gjithmonë të kritikojë Berishën e të lëvdojë Bashën.

  3. Basha ka humbur ne seri se nuk ka lidhje me PD-ne. Berisha i dhuroi cdo gje, por Basha nuk ja doli te fitoje kunder Rames sa kohe ne opozite. Edhe brenda partisë vetem duke vjedh votat e kandidatëve rivale ka fituar, vodhi votat e Olldashit, selamit dhe te tjereve ne fund.

    Ti marrësh PD-ne Berishës eshte si ti marrësh Forza Italian Berluskonit. Berlusconi humb por nuk ka mendon njeri ti marre partine. Rivalet kane krijuar parti te reja. Prandaj dhe Basha meqenëse beson se ja del, të krijoje nje parti te re dhe ta zhysi Salen duke fituar.

  4. Foli dhe ky pijaneci qe e mori qyl mandatin e deputetit. Sa elektorat ka ky i modhi i tiranes? Qe del edhe moral dhe kritika, ky eshte tipik si sala, bej si them une por si bej une. Pa te jete ky i pari te hap krahun se asgje nuk i ka sjell politikes deri me sot dhe t’ na i kursej keto hipokrizira duke menduar se do mund te perfitojne nga situata e pd tani, ky bashke me like edhe mediu edhe te tj pacavure aleat qe jane mbledhur rreth pd per ta shqyer.
    HIPOKRITA DHE TE PABESE.

  5. Hahaha jane versulur mendjendriturit e sales me analiza ala berluskon. Ckeni ore te mjere nuk po ju dalin llogarit e “revolucinot paqesore”, berisha tani nuk ka humbur vec mbeshtje masive ne pd po ka humbur shansin per cdo gje nga te gjitha anet.

    1. Dashi ka 15 vjet dhe ne lufte ne te dy krat e ka mar vota e mbijetuar nga keta te kualicionit te bash braves ky e meritoi mandatin

    2. Po ikni ore me gjithe kete ” kupton ti”, ky shkatrroi familjen e vete do ndreqi Shqiperine ky. E pam sa ju vleu lekura te gjithe ketyre aleateve te medhenj te pd, nga i pari tek i fundit.
      Jane thjeshte shushunja. Te shkoj te kthej ndonje raki me gjize dhe plenc,

  6. SA KOMENTUES TE PAEMER PO NA DALIN MORE ,JU MAVITE NUK JU VJEN KEQ PER KOMBIN QE PO IKEN NE TE SEMES PO MERRENI KUSH PI E KUSH NUK PI ,NUK PO SHIKONI SE SA SHUME VJEDHIN TE GJITHE POLITIKANET SOT ,SA FAMILJE VUAJNE PER BUKEN E GOJES ,JU KA VENE RAMAZONI NE VIJE TE PARE PER TE SHARE KEDO QE JEP NJE MENDIM.BOLL MORE PO NRIHUNI NE PROTESTE DHE PYETENI KRYETARIN TUAJ PSE JENI PA PUNE PSE NUK KENI TE ARDHME PER FEMIJET TUAJ POR RRINI DERDELLISNI NGA MENGJESI DERI NE DARKE SE PO JU SHAJNE RAMAZANIN.KAQ !IKNI GJENI NDONJE PUNE DHE RRONI PER DINJITETIN TUAJ DHE TE FAMILJES TUAJ SE NUK TE JEP BUKE PER SHUME KOHE PUNA E SHARSIT.DHE HEREN TJETER SHKRUANI EMRIN TUAJ SE LATE NAM KINI PAK KARAKTER PER VETEN TUAJ.SERIOZISHT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *