• |
ide | kryesore

Gjashtë Kupa Kampionesh në palmares: ndahet nga jeta Francisco Gento, legjenda e Real Madrid

-Instant, Sport



Real Madrid, Spanja dhe futbolli botëror mbajnë zi për Francisco “Paco” Genton. Ish-ylli i viteve 50-60 është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. “Real Madrid CF, presidenti i tij dhe Këshilli i Administrimit shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Francisco Gentos, president nderi i Real Madrid dhe një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror”, thuhet në një deklaratë të Blancos. I lindur në vitin 1933, Gento ishte një nga figurat më të mëdha të futbollit spanjoll dhe jo vetëm. Ai është ende i vetmi lojtar që ka fituar Kupën e Kampioneve gjashtë herë në karrierën e tij, pesë prej të cilave janë radhazi.

Së bashku me Paolo Maldinin ai është një nga dy lojtarët që luajtën 8 finale të kompeticionit më të lartë evropian (lojtari i Milanit ndaloi në 5 suksese). Ai ka luajtur me fanellën e Real Madrid mes viteve 1953 dhe 1971: në rolin e anësorit, në 18 sezone ai fitoi 24 tituj dhe shënoi 182 gola. Gento ka veshur fanellën e kombëtares spanjolle në 43 raste, duke shënuar pesë gola. Së bashku me golashënuesin francez Just Fontaine, ai pozicionohet në vendin e 30 në renditjen speciale të lojtarëve më të mirë të shekullit të njëzetë, të hartuar nga IFFHS.

“Paco Gento është i vetmi lojtar në historinë e futbollit që ka fituar 6 Kupa Kampionesh – shpjegon shënimi i Real Madrid duke ripërshkruar karrierën e jashtëzakonshme të legjendës së merenges – Ai mbrojti fanellën e klubit tonë mes viteve 1953 dhe 1971, dhe gjatë 18 sezone në Real Madrid ai fitoi, përveç 6 Kupave, 12 Liga, 2 Kupa Spanjolle, 1 Kupë Interkontinentale, 1 Botëror të Vogël dhe 2 Kupa Latine. Me Real Madrid ai luajti 600 ndeshje dhe shënoi 182 gola, ndërsa me kombëtaren koleksionoi 43 ndeshje.

“Figura e Paco Gentos përfaqëson me besnikëri të gjitha vlerat e Real Madrid, dhe ka qenë e do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për Real Madrid dhe botën e sportit – thuhet në njoftimin për shtyp të merengues – Tifozët e Real Madrid dhe të gjithë të apasionuarit e futbollit do ta kujtojnë gjithmonë si një nga legjendat e tyre të mëdha”. Në dhjetor 2015 ai u bë President Nderi i Real Madridit, një post që e mbajti deri në vdekjen e tij.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *