• |
ide | kryesore

Historitë e çmendura të Bendtner: “Kur isha 17 vjeç i thashë Henry ta qepte. Adebayor më goditi me kokë”

-Instant, Sport



Nicklas Bendtner nuk ishte tamam prototipi i futbollistit ideal, të paktën për ata që duhej ta menaxhonin. Gjeniu dhe pamaturia bashkoheshin në mënyrë të përsosur në një sulmues të aftë për të shënuar valanga golash, por edhe për t’u arrestuar për rrahjen e një taksisti ose për t’u gjobitur për shfaqjen e të brendshmeve të sponsorizuara pas një goli në Europian. Prandaj nuk është për t’u habitur që autobiografia e tij, e titulluar “Të dyja palët”, është pikërisht një elozh i kësaj natyre të dyfishtë. E që, siç raportohet nga DailyMail, përmban histori të veçanta, si ajo në të cilën danezi tërboi një legjendë të Arsenal gjatë një seance stërvitore.

HENRY – Bendtner, në fakt, tregoi një përballje të fortë me Henry. “Ishte viti 2005, unë isha 17 vjeç. Ne bënim stërvitje me rregulla mjaft të veçanta. Ne luanim 11 kundër 11, por më së shumti mund të bënim vetëm dy prekje, Henry bëri tre dhe unë bërtita ‘janë tre’! Pat Rice, asistenti i Wenger na bërtiti “për hir të Zotit, vazhdoni të luani”. Por Henry më dëgjoi dhe më bëri me shenjë që ta mbyllja gojën. Unë kur prekja topin tre herë ata fishkëllenin dënimin, kështu që unë duhej të ankohesha. Herny më shau dhe më bërtiti që ta mbyllja gojën. Po të kthehesha mbrapsht ishte një këshillë e mirë, por në atë moment unë nuk e pranova dhe i thashë se duhet ta qepte. Ai vrapoi drejt meje dhe filluam të grindemi pastaj erdhën Campbell dhe Ashley Cole dhe unë u qetësova. Pastaj fola me Thierry vetëm, më tha se isha një talent i madh, por duhet të mësoja respektin dhe përulësinë. Dhe të dëgjoja kur të rriturit flasin”.

ADEBAYOR – Më keq danezit i ka shkuar me Adebayor, me të cilin Bendtner nuk ka shkuar kurrë mirë. E gjatë një gjysmëfinaleje të FA Cup, të dy përfunduan duke u grindur. “Wenger nxorri Eduardon dhe futi në fushë Adebayor. Ai kur mu afrua, më tha se ishte faji im nëse atij i duhet të harxhonte energji për atë ndeshje. “Jam në fushë sepse ti po luan si m*t”. E në aksionin më vonë, në një goditje nga këndi u grindëm. Ai thotë se e godita, por nuk më kujtohet, ajo që mbaj mend është se ai e ktheu kokën prapa, nuk e di nëse e ka bërë me qëllim, por më goditi në hundë dhe më gjakosi. Nuk e duroja dot. Nicklas’, ‘Nicklas’, thoshte gjithmonë ‘Niclas’, sikur po fliste me një fëmijë të vogël. Dhe kjo më çmendte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *