• |
ide | kryesore

Katar 2022 përforcohet me forca sigurie nga Turqia: 3 mijë policë dhe 100 ‘elite force’ për Botërorin

-Instant, Sport

Organizatori i Kupës së Botës 2022, i cili do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, Katari do të shohë sigurinë e tij të forcuar nga autoritetet turke. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njoftoi se Turqia do të dërgojë 3250 roje sigurie. Lajmin e fortë e ka bërë të ditur francezja “L’Equipe”.

Turqia, në fakt, ka trajnuar gjithashtu personelin e sigurisë së Katarit (mbi 660 persona) në 38 kampe të ndryshme. Do të rreshtohen 3000 policë kundër trazirave, 100 anëtarë të njësisë së forcave speciale, 50 qen zbulues të bombave dhe 50 ekspertë të mjeteve shpërthyese. Turqia ende nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, sepse në play-off do të përballet me Portugalinë në muajin mars dhe, nëse do të ketë sukses, në finale do të luajë me fituesin mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu