• |
ide | kryesore

Komiteti amerikan ngre alarmin: 9 gazetarë u lënduan nga policia në 8 janar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, (CPJ) një nga organizatat më të rëndësishme të medias në botë ka reaguar për lëndimin nga Policia e Shtetit të gazetarëve në protestën para PD më 8 janar .

Në deklaratën e organizatës me qendër në Nju Jork thuhet se autoritetet duhet të hetojnë dhe të nxjerrin përgjegjësit e dhunimit të gazetarëve përpara ligjit.

Kjo organizatë që ka reaguar më herët edhe për skandalin e patronazhistëve të publikuar nga lapsi.al raporton se të paktën 9 gazetarë janë dhunuar nga policia. Forcat e rendit hodhën drejt tyre ujë dhe gaz lotsjellës.

7 nga gazetarët e dhunuar i përkasin televizionit Ora News. Ata janë operatorët Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi si dhe reporterët Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj dhe Edison Vatnika. Ata morën djegie në sy dhe kishin probleme me frymëmarrjen pasi policia hodhi një “sasi joproporcionale” me gaz lotsjellës ndaj tyre.

Policia sulmoi po ashtu me ujë ekipin raportues të Fax News. Operatori Majklen Sinka tha për KMG se ai dhe gazetarët e tjerë në vendin e ngjarje ishin të identifikueshëm si pjesëtarë të medias pasi kishin në trup veshje me logon e Fax News. “Policia na shënjestroi qartësisht me presion uji dhe gaz lotsjellës,” – tha Sinka, duke shtuar se nga sulmi u dëmtuan edhe pajisjet e tij.

Edhe fotoreporteri Felix Bilani u lëndua dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tij gjatë protestës. Shoqata i dërgoi e-mail Ministrisë së Brendshme shqiptare për një koment, por thotë se nuk mori menjëherë asnjë përgjigje. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Gazetaret mund te thone c’te duan, por rendesi ka ajo qe thote ambasadoresha Kim Jong En. Ajo vendos se cfare eshte e drejte apo jo.

  2. Ketu duhet te ngrihet populli ti qije robt me qeveri me Kimete, me Lul Bashe se keta duket qarte qe jane haptazi ne aleancen e tyre ” importo me shume kokaine se miell buke” ne Shqiperi. Kshu qe “lek per te tere”. Vari lesht korrupsionit, deformimit te demokracise, votes, lirive etj etj .

    Puna eshte se shumica e popullsise ne TR jane “rilindas te te gjithe qyteteve bashkohuni” dhe hane buke e presh dhe nuk levizin as njerin vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *