• |
ide | kryesore

Motra e Britney Spears tregon se si e përjetoi këngëtarja ndarjen nga Justin Timberlake

-Instant, Paparazzi, Slider



Motra e Britney Spears, Jamie ka folur së fundmi për ndarjen e motrës së saj nga këngëtari Justin Timberlake.

“People” ka publikuar së fundmi disa video paraprake të podcastit “Call Her Daddy” ku, Jamie Lynn ka treguar se ajo u ndje keq që lidhje e tyre përfundoi.“Unë mendoj se të gjithë menduan se ishte përgjithmonë. Unë isha shumë e trishtuar, fillimisht sepse motra ime ishte shumë e trishtuar, por gjithashtu ishte hera e parë që pashë që ndoshta nuk dija gjithçka për marrëdhënie”, u shpreh Spears. Gjithashtu , në video ajo pohon se kënga e Justin “Cry Me a River” është një dedikim për këngëtaren  pavarësisht se për vite me radhë, ai e ka mohuar që hiti i tij i vitit 2002 të ishte shkruar për Britney-n.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *