• |
ide | kryesore

Pas takimit me Ramën, Erdogan i bën një pritje madhështore Vuçiçit në Turqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur me ceremoni madhështore homologun serb Aleksandër Vuçiç në Ankara.

Në videon e publikuar nga presidenti Erdogan në rrjetet sociale vihet re parada e forcave ushtarake turke dhe kalorësit me kuaj dhe ushtarët e veshur me uniformën e vjetër osmane.

Me gjithë reshjet e borës ceremonia vijoi normalisht, ku pas himneve Erdogan dhe Vuçiç u drejtuan drejt Presidencës për mbajtjen e takimit.

Kujtojmë që të njëjtën pritje Erdogan e kishte rezervuar një vit më parë për kryeministrin Rama në Turqi. Vuçiç do të zhvillojë sot një vizitë njëditore në Turqi,  ku do të marrë pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë.

Me atë rast do të nënshkruhen disa marrëveshje me rëndësi për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i presidentit serb.

Në mbledhje do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh/Panorama.com



10 Comments

  1. keto pritje i ben per cdo qeveritar qe viziton sulltanin per ti krijuar idene e madheshtise osmane, fatkeqesisht ka nga ata qe mendojne se ja rezervon vetem liderit global suprem…

    1. Te pakten serbine e trajton me dinjitet, jo me ultimatume. Ku ka perfundu Shqiperia, nga nje vend qe ka rritur kryengrites ne nje vend lepiresish pa dinjitet.

  2. Si i gjati ine e si i gjati i serbise kerkojne vetem fasada . Sulltani ua ka lexuar mendjen me kohe dhe u dhuron fasada madheshtore . Njerez te gjate ne trup por shume te vegjel ne mendje e ne shpirt . Plehra e sherbetor andej nga shkojne , moralist pastertie e kaposha ne vendin e tyre .

  3. I ka kaluar mediave shqiptare pa u vënë re, një gafë e përkthyesit të Erdoganit në Shqipëri.
    Mesa duket ai kishte ngatëruar vizitën e Vuçiçit e parashikuar në Turqi pasi tha se”ujrat e Shqipërisë derdhen në Danub e Danubi derdhet në Detin e Zi, ujrat e të cilit Turqia pretendon se i kontrollon ajo ushtarakisht.
    Prandaj u nevrikos edhe Rama me ate përkthyes duke e zbuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *