• |
ide | kryesore

PD: Berisha do të mbahet mend si dhunues i partisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike në përgjigje të akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka quajtur këtë të fundit një gënjeshtar që po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë gënjeshtra të reja për kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas PD, Berisha pas shpalljes non grata po “mundohet t’i vërë zjarrin Shqipërisë”. Në reagimin e selisë blu theksohet se ish-kryeministri do të mbahet mend si dhunuesi i PD, duke iu referuar këtu protestës së 8 janarit.

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një non grata për korrupsion”, thuhet në reagimin e PD.

Kjo përgjigje e PD vjen pasi gjatë një takimi me mbështetësit e tij Berisha tha se qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.



4 Comments

  1. Per disa kurva te pedese Deri dje ilepinit bifhen doktorrit
    sot na dolet trima duke ju srvilosur brava xiut tru laraske
    Rrace e shkerdhyme turp ne sherbim te kuqaleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *