• |
ide | kryesore

SHBA nxit Malin e Zi t’i bashkohet Ballkanit të Hapur/ Arsyet e hezitimit deri tani

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Partnerët strategjikë të Malit të Zi kanë shtuar presionin që ky shtet t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur, ku janë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ka thënë Zlatko Vujoviç, shefi i Qendrës për Monitorim dhe Kërkime, CEMI.

“Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur dëshirën që Mali i Zi të jetë pjesë e nismës, megjithëse kjo është larg interesave të Malit të Zi. Kaq vende jostabël të bëra bashkë, do ta shkatërrojnë projektin e Ballkanit të Hapur. Këto vende, thjesht nuk janë në një nivel të tillë zhvillimi që të kenë qëllime kaq ambicioze” u shpreh Vujoviç në një intervstë për BIRN.

Shkaqet e refuzimit të Malit të Zi, sipas Vujoviç janë pasojat që do të ketë heqja e kufijve dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe që siç shprehet ai mbart rreziqe që janë të vështira për t’u shpërfillur për momentin.

“Heqja e kufijve, jo vetëm do të mundësonte lëvizjen pa pengesa të mallrave dhe njerëzve, por do të hiqte pengesat edhe për drogën dhe cigaret kontrabandë” tha ai.

“Grupet kriminale do të përfitonin nga mungesa e kufijve dhe vendet e rajonit nuk i kanë burimet e nevojshme të sigurisë për të parandaluar ose kufizuar këto fenomene” u shpreh ai.

Shtysa që Shtetet e Bashkuara i bëjnë autoriteteve të Malit të Zi për të qenë pjesë e Ballkanit të Hapur, nëse është e vërtetë nuk është një qëndrim publik i ambasadës atje. Gjithsesi, SHBA ka shprehur disa herë mbështetjen për bashkëpunimin rajonal, duke theksuar se nëse të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëhen pjesë, atëherë nisma konsiderohet e dështuar.

Nisma ka qenë përherë e hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, por të tre vendet janë skeptikë për shkak të rolit të Serbisë dhe tendencës për të ndërhyrë në çështjet e brendshme. Në nëntor, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç tha se qëllimi i vendit të tij ishte integrimi në Bashkimin Europian, ndaj nuk ishte e nevojshme pjesëmarrja në Ballkanin e Hapur. Por në Dhjetor, zv.kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se Mali i Zi mbështet fuqishëm çdo forcim të bashkëpunimit rajonal.

“Nëse e shohim Ballkanin e Hapur si një alternativë tjetër nga Bashkimi Europian, atëherë ajo nuk na duhet, por nuk jam i sigurtë nëse kjo nismë bie ndesh me integrimin europian. Përkundrazi, çdo thellim në bashkëpunim vetëm i çon para reformat” është shprehur Abazoviç. Bashkimi Europian nuk ka qenë entuziast për Ballkanin e Hapur, duke e vënë theksin në angazhimet e marra gjatë Procesit të Berlinit. Por me tërheqjen e kancelares Merkel nga politika, axhenda e Procesit të Berlinit duket e harruar tashmë./Lapsi.al



7 Comments

  1. Te vjen natyrshem pyetja, mos duhet edhe nje eksperiment tjeter ne Ballkan? Nuk u mjaftuan me Afghanistanin? Duan t’i japin Serbise rolin e supremacise dhe pastaj dihet sesi perfundojne keto lloj nismash pa krye.

    1. Rolin ia japin Edvinit. Edvinit i pelqen ti gafurret te vegjelve te Ballkanit Perendimor nen mbeshtetje te fuqise se madhe ciladoqofte. Hiq Kosoven jemi te vetmit ne Ballkan me kaq pushtet te usa-s mbi egzekutivin.
      Tamam sic thote me poshte komenti mbi tregetine e armeve.
      Usa ka dhe forca te mira por mbi ne Edvini me Kimeten terheq me te ndyrat.

  2. Ata qe i mbyt llumi,nuk e kuptojne se kerkesa vjen prej amerikaneve te ambasades.Pra simbas tij,ambasadat amerikane,i drejtoka Sorrosi.Qe don te thote se edhe Presidencen amerikane,e drejtoka Sorrosi,e perfundimisht,votimet per Presidentin amerikan,i fitokerka,gjithmone Sorrosi.A duhet te ndodhe kjo,ne nje demokraci,qe e quajme,Ameriken,si shteti me demokratik ne bote??????

    1. Sipas Braces serbia i ktheu kamionët
      Me produkte shqiptare
      Kurse tregu ynë është mbyt me produkte serpska.
      Në po hame buke me mbeturinat e grurit serb.
      O në dorë të kujt kemi ra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *