• |
ide | kryesore

Shtyhet operacioni për Federico Chiesa: sulmuesi ka temperaturë, në klinikën Hochrum tregohen të kujdesshëm

-Instant, Sport



Shtyhet operacioni i Federico Chiesa, i nevojshëm për dëmtimin e ligamentit kryqëzor të majtë. Sulmuesi i Juventusit në fakt është sëmurë nga gripi, edhe pse fillimisht u dyshua për Covid. Tamponi për sulmuesin rezultoi negativ, por përpara se të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën Hocrum në Innsbruck, Chiesas duhet t’i ulet temperatura. Operacioni, që ishte i planifikuar për nesër me doktor Fink, do të shtyhet për disa ditë.

Lojtari u dëmtua nëntë ditë më parë, kur në një kontrast loje në ndeshjen kundër Romës, ligamenti i gjurit nuk mbajti më. Tani, koha e rikuperimit për Chiesan llogaritet në tetë muaj, por sigurisht që vlerësimi do të bëhet edhe njëherë pas ndërhyrjes dhe shumë do të varet edhe nga reagimi i fizikut të sulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *