• |
ide | kryesore

Soreca: Konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë të mbahet sa më shpejt

-Instant, Lajme, Të fundit

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris. Soreca bën me dije se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në Twitter, ambasadaroi teksa ka ndarë detaje nga takimi thotë se Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë.

Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.


Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit“, shkruan Soreca në Twitter.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu