• |
ide | kryesore

Tentoi të futet gjatë natës në Bashkinë e Durrësit për të vjedhur, arrestohet 27-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar me iniciale Xh.K. është arrestuar nga policia pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë.

Policia bën me dije se i riu është kapur në flagrancë dhe tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale të vjedhjes. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *