• |
ide | kryesore

U arratis nga burgu në Athinë, arrestohet pas disa orësh i riu shqiptar

Arkiva, Lajme



Një i ri shqiptar alarmoi autoritetet greke këtë hënë në Athinë, kur u arratis nga komisariati i policisë. 18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte shoqëruar në ambientet e policisë së Akropolit për vjedhje, kur u arratis në rrethana momentalisht të paqarta. Megjithatë, arratia zgjati pak dhe i riu shqiptar u kap pak kohë më pas. Mediat greke shkruajnë se ai ishte arrestuar për vjedhjen e një motori, ndërsa mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes. Pas kësaj që ndodhi këtë të hënë, 18-vjeçari do të duhet të përballet me dy akuza, atë të vjedhjes dhe arratisjes. Në paraburgim mësohet se ndodhet edhe e dashura e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *