• |
ide | kryesore

Video/ Dybala, i pakënaquri që shënon: Juventus poker golash ndaj Samp për çerekfinalen e Kupës

-Instant, F1, Sport, Video



Juventusi likuidon 4-1 Sampdorian për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Një ndeshje pa histori në Stadium, me bardhezinjtë në avantazh në minutën e 25 me një goditje dënimi të Cuadrados, të devijuar nga Bereszynski. Pas disa ndërhyrjeve vendimtare të Falcones, Juventusi bëri diferencën në pjesën e dytë: Rugani dyfishoi me goditjen me kokë në minutën e 52, para golit të Dybalas në minutën e 67 dhe Moratas me penallti në minutën e 77. E kotë diagonalja me të cilin Conti ngushtoi provizorisht difernecën për Sampdorian.

Juventus respekton kështu parashikimet dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke mposhtur një Sampdoria padyshim modeste dhe jo shumë reaktive me rezultatin 4-1, në humbjen e gjashtë në Allianz, në gjashtë ndeshje të luajtura të Kupës së Italisë. Madje shënohet edhe një gol me goditje dënimi: Cuadrado e realizoi në minutën e 25 të pjesës së parë, gjë që nuk ndodhte nga korriku 2020, kur shënonte Ronaldo. Dyfishimi erdhi shtatë minuta pas rifillimit, me Ruganin.

Sampdoria tentoi të reagonte dhe e bëri në ato pak minuta që Juve mungoi: Conti përgjysmoi disavantazhin në minutën e 63 dhe Askildsen për pak barazoi. Allegri e ndjeu rrezikun dhe hodhi në fushë Dybalan. Pikërisht argjentinasi kujdeset që në minutën e 67 të nënshkruajë golin e 3-1, ndërsa me penallti Morata fiksoi pokerin përfundimtar. Juventusi kalon kështu në çerekfinale të kompeticionit dhe nesër do ta mësojë nëse kundërshtari i radhës do të jetë Sassuolo apo Cagliari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *