• |
ide | kryesore

Video/ Immobile në shtesë ‘vret’ Udinesen: në çerekfinale të Kupës tani është Milani

-Instant, Sport, Video



Lazio mposht 1-0 Udinesen pas kohës shtesë dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku përballë do të ketë Milan. Ndeshje jospektakolare ajo e Olimpicos, e vendosur nga goli i Ciro Immobiles në minutën e parë të kohës së dytë shtesë. Për friulanët traversa e Arslan nuk i ndryshoi dot gjërat.

Vetëm pak javë më parë Lazio dhe Udinese dhuruan një 4-4 në kampionat, me një varg emocionesh që nuk u panë sonte në Olimpico. Rasti i parë ishte i Udineses, me goditjen e dënimit të Samardzic që frikësoi Reinan (7′), i kthyer titullar në Kupë në vend të Strakoshës. Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 12 me Muriqin, por Silvestri reagoi ndaj goditjes së bukur me kokë të sulmuesit kosovar. Ritmet janë mjaft të larta, por jo saktësia para portës. Në fund të pjesës së parë Zaccagni u dëmtua dhe nuk u rikthye në pjesën e dytë për shkak të një problemi në gju. Një goditje e rëndë për Sarrin, i cili tashmë duhet të bëjë edhe pa Pedron për shkak të një lodhje muskulare. Në pjesën e dytë, Udinese u rrit në lojë dhe raste, por Sarri luajti kartën Immobile dhe bardhekaltrit u rikthyen të rrezikshëm në fund, por pa mundur të evitojnë kohën shtesë.

Skuadrat janë të lodhura në mënyrë të pashmangshme dhe shumë pak gjëra ndodhën në kohën e parë shtesë. Arslan, heroi i 4-4 në kampionat, për pak nuk i bëri akoma keq lacialëve, por goditja e dënimit e devijuar nga Felipe Anderson u përplas në traversë. Është ndeshja klasike që mund të vendoset nga veprimi i një kampioni dhe në fund kështu ndodhi: asisti i Cataldit është i përsosur për Immobilen, që i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Silvestrin me një parabël delikate. Udinese dorëzohet dhe rezultati nuk ndryshoi më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *