• |
ide | kryesore

Me poture ulur nderojmë sulltanin

-Instant, 1, Ide

Edi Rama i është rikthyer një manipulimi që e ka perfeksionuar deri në detaje: atij që tenton të hiperbolizojë një çikërimë qesharake, duke lënë në hije një të vërtetë të madhe. Këtë ka mëtuar të bëjë edhe pas vizitës së fundit të presidentit turk Erdogan dhe neverisë që ngjallën skenat e vasalitetit në sytë e shumë shqiptarëve.

Ai është kapur vetëm me një polemikë, atë të përkimit të vizitës së sulltanit të ri me datën e vdekjes së Gjergj Kastriotit. 


Në një tekst drejtuar kritikëve të tij Rama u tall me ata që e interpretojnë historinë e sotme përmes heshtave dhe shpatave të dikurshme. Ai ironizoi se nuk ka asnjë lidhje mes republikës moderne turke dhe rethimeve të Krujës, mes një vendi aleat në Nato dhe luftrave të Gjergj Kastriotit kundër otomanëve, pesë shekuj më parë.  

Lexo me tej:

Vizita e Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut/ Rama: Trimi i mirë me shokë shumë

Në fakt, e vërteta është krejt tjetër. Që prej dy dekadash, kur AKP-ja islamo-konservatore e Erdoganit mori pushtetin, nostalgjia për fitoret e 39 sulltanëve me radhë, përfshirë këtu edhet ato në Ballkan, është bërë një konstante e politikës së re turke. Nuk ka studiues serioz sot që nuk flet për neo-otomanizmin si për një pushtet të butë, që autokrati i Ankarasë po përpiqet të instalojë në tokat e zaptuara dikur nga paraardhësit e tij. Me insistim, vetë Erdogan, gjatë një përvjetori të vdekjes së Ataturkut në 2016, këmbënguli se historia e Turqisë nuk ishte vetëm 90 vjeçare, por shekullore dhe se duheshin korigjuar të gjithë librat shkollorë që bazoheshin tek ky gabim.

Pra, pavarësisht se çfarë ushqimi për budallnj reket ti servirë kryeministri ynë popullit të vet, Erdogani e ka të lidhur fort ideologjinë e tij me betejat, rrethimet, dhe heshtat e periudhës osmane.

Këtë Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër.

Ai ishte vetë dëshmitar, në korikun e pesë viteve më parë kur Raisi turk i shërbeu si shofer, në inagrurimin e urës Osman Gazi, e cila u kurorëzua me emrin e themeluesit të dinastisë osmane. Ai e pa me sytë e tij se si, gjatë kësaj ceremonie, u përshëndet nga ushtarët e veshur me uniformat e meherëve, rojeve tradicionalë që ngrinin çadrat e betejave për sulltanët.  

Edhe nëse nuk ka qenë dëshmitar, kryeministri ynë me siguri e ka lexuar se, kur u betua për herë të parë si president, Erdogani shkoi të përkulej në xhaminë Ejup Sulejman, në bririn e artë, aty ku të njëjtën gjë e bënin sulltanët e dikurshëm. 

Ai e di se sa popmpozitet ka fituar rënia e Kostandinopojës – ose pushtimi i saj sipas disave-, që kur në Anadoll komandon “vëllau i tij”. Ai me siguri e ka lexuar se ç’ndodhi së fundi me Shën Sofinë, të cilën në 1934-ën, Ataturku, vendosi ti’a “dhurojë njerzimit”, por që në emër të së “drejtës së shpatës osmane”, islamo-konservatorët e rikthyen në xhami për të përkujtuar pushtimin e madh të qytetit të shenjtë nga Mehmeti II. 

Pra, sado i tkurrur të jetë formimi i tij intelektual, sado i pavëmendshëm të ketë qenë si dëshmitar i mardhënies me Erdoganin, Edi Rama nuk mund të sillet sikur nuk e di se bedenat, rrethimet dhe lufrtrat e shekujve më parë përbëjnë brumin e me të ciliën partneri i tij strategjik, gatuan bukën e politikës së sotme. Neo-otmanizmi dhe shtrirja e influencës në trojet e dikurshme të perandorisë, janë në themel të saj.

Në emër të kësaj ideologjie lideri autoritar turk, vende si Shqipëria, dikur nën pushtimin osman, i quan pjesë të “kufijve të zemrës”. “Këto nuk janë botë të ndryshme, por copza të shpirtit tonë” thoshte ai në një fjalim në Bursa në 2016. 

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?  

E pra, këtë janar, në Tiranë, Erdogan u soll fiks si padroni i këtyre kufijve imagjinarë. Pamjet që ne pamë, ishin ato të një vendi trishtueshmërisht vasal. Ceremonia tek Xhamia e Et’hem Beut, ku mbizotëronin flamujtë turq dhe banderolat në të njëjtën gjuhë, ku shqip fliste vetëm përkthyesi dhe jo prezantuesi, ku në podium shkruhej “arnautllëk”, ku lutjet u thanë në gjuhë të huaj nga një hoxhë i huaj, nuk janë parë kurrë më parë gjatë vizitës të ndonjë shtetari tjetër.

Erdogani dhe shpura e tij e kanë përdhosur për disa orë çdo lloj sovraniteti, pikërisht në sheshin që ironikisht mban emrin e heroit tonë kombëtar. 

Në mënyrë përçmuese ai përjashtoi nga ceremonia e rikontruksionit të një xhamie, krerët e komunitetit musliman shqiptar që i etiketon si të kapur nga gylenistët. Pa pikë skrupulli ai kërcënoi edhe deputetët shqiptarë që duhet të dorëzonin këta terrorristë, të cilët bota demokratike refuzon ti njohë për të tillë. 

Prapa gjithë këtij turpi, që e bën çdo qytetar me sado pak dinjitet, të neveritet nga vendi ku ka zgjedhur të jetojë, qëndron vetëm një njeri: Edi Rama. Eshtë ai që, në emër të bizneseve që ka me njerëzit e afërt të Raisit, apo si shpërblim për ndihmën ekektorale që ka marë, sot sillet si i vetmi mes udhëheqësve të ashtuquajtur pro perendimorë që njeh “fajtorët” e grushtit të shtetit dhe dorëzon gylenistët, në kundërshtim me ligjet e shtetit të vet.

Eshtë ai që pranon “kufijët e zemrës” të caktuar nga Erdogani dhe copëzat e shpirtit turk mbi botën tonë.

Pikërisht për të daravitur shijen e hidhur të këtij servilizmi të pështirë, kryeministri iu shmang thelbit të çështjes. Ai hyri në polemikë vetëm me atë pjesë tradicionalo-folkrorike që ishte prekur nga përkimi i vizitës së presidentit turk me datën e vdekjes së Sëkënderbeut. Këtë e bëri me qëllimin perfid për të fshehur turpin e vëtrtetë, atë të uljes së potureve përpara megalomanisë së Erdoganit. Sepse skandali i asaj që ndodhi në Tiranë në 17 janar, nuk ishte data e zgjedhur rastësisht, ose jo, nga “vëllai Taip” për të përçmuar Kastriotin, por qëllimi i dukshëm për të parakaluar këtu si pasardhës i sulltanëve.    

©Lapsi.al

 

25 Comments

  1. Mjafton te shikoje habine e sulltanit kur mori vesh mbas shum vitesh qe enuku ishte edhe artist e jo vetem gaztor…

    1. Imagjinoni per nje cast sikur Berisha te ishte kryeminister dhe te kishte kete raport me Erdoganin, qe ka Rama… jo vetem qe do te masakrohej nga opinioni publik, por edhe partneret e famshem perendimore, do t’i terhiqnin vemendjen publikisht per kete flirt me sulltanin e ri.
      Por, Rama ka fatin e madh, qe te mos e kete kete kompleks. Rama eshte ortodoksdhe katolik ne te njejten kohe(!) , eshte i krishtere pra, por edhe artist, piktor, shkrimtar deri diku, me sjellje dhe maniera perendimore. Kjo e ben Ramen njefare Tutsi shqiptar; te pakten ne syte e Perendimoreve hipokrite; shumica e popullsise qe qeveriset nga ai, eshte njelloj Hutu-je shqiptare ( shumica derrmuese myslimane).
      Rama, natyrisht qe nuk eshte asnje nga keta. Ai nuk ka asnje lloj bindje, te cfaredolloji. Ai eshte thjeshte, po te permendim fjale me origjine turke, nje edepsez, hajersez, shefersez dhe delenxhi. Ky fakt e ben ate nje njeri te “emancipuar” ne raport me te gjitha llojet e ndjeshmerive. Rama luan dhe tallet me ndjeshmerite , jo vetem te shqiptareve, por te te gjitheve, si nje femije dhe i gezohet shume kesaj loje; aq me teper kur kjo i sherben gjese se vetme te vertete ku ai beson: pushtetit.
      Te akuzosh Ramen per flirte me Erdoganin, eshte me shume se humbje kohe; eshte t’i japesh atij mundesine, aq te dashur per te, qe te tallet me ata qe e bejne kete.

  2. Bushat me keto rreshta nuk nderton dot asnje nevojtore dhe jo me shtepi.
    Teorija te le pa buk Bushat dhe Ty nuk te dhimsen njerzit qe ngelen mes katerr rrugeve per dy vjet nga termeti.Dhimjet dhe poshterimin qe natyra i beri ketyre njerezve , nuk spjegohet nga Ty Bushat.
    Shteti ska anje detyrim te ndertoje njerezve te demtuar nga termeti ,shtepi te reja.Shteti mund te jape kredi si kudo ne bote por joi te ndertoje shtepi te reja..
    100 here faleminderit gjith kujt qe nderton per popullin qe vuan nga termeti .
    Cdo teori eshte e keqe dhe pa asnje shans.
    Bushat pse nuk shkove se bashku me Shkullakun te ndertoje qofte nje dritare apo nje kanal ,por Bushat merresh mekrundet dhe jo me buken.
    Mjere Erdogani qe ka shume frike nga TY.
    I lumi popull qe ja ndertojne shtepiat nga frika e Bushatit .
    A thua Bushat qe je ne gjendje ter mendosh pertej krevatit tend?

  3. Te pakten nja 100 vjet qe kushdo qe ka qene ne pushtet ne Shqiperi me 17 janar ka thene dy fjale ne diten e vdekjes se Heroit Kombetar te shqiptareve kudo ku ndodhen, Gjergj Kastriot Skenderbeu!
    Vetem ky Edvin bythqiri i Kristaqit dhe Anetes ne 17 janar jo vetem qe nuk e permend Heroin Kombetar, por ul poturet para Sulltan Erdoganit.
    Me pare ka mbuluar me carcafe te zinj per turp monumentin e Skenderbeut kur ne sheshin me emrin e Heroit Kombetar do binin byth perpjete per tu falur Talebanet para xhamise!
    Ky eshte Edi pra, nje brek ulur para Sulltanit Erdogan ashtu si eshte brek ulur edhe poshte tavolines se Open Ballkan te Krajlit te Serbise.

    1. Eh si Erdogani si Kimetja si Vucic apo Micotaqis deri edhe BE jane per me tall k.rin Edvin Rama me shqiptaret dhe historine.
      E cila kjo e fundit vecse deshmon maskarallekun politik dhe jashteqitjen njerezore qe ky person eshte. Ndaj shfryn k.rin bucja.

    2. Pse s’po flet asnjeri per mbulimin qe i eshte bere bustit te Gj.Kastiotit(nga krahu i xhamise) . Dhe eshte hera e trete qe po mbulohet( me sa mbaj mend)dy here nga vizita e babaes dhe nje here faljet e bythe ngritsve per bajram. Imagjinoni sikur te mbulohet busti i G.Garibaldit nga vizita kancelarit austriak. Do digjej Italia,ose,busti i J.Huniadiit po te shkonte po ky bythe ngrites per vizite ne Hungari. Vetem ne Albanistan ndodhin kete sjellje te peshtir gjer ne vjellje, dhe faji o And nuk eshte i E. Rames por mentaliteti albanistanas.
      Rrace muti

  4. Bravo Bushati, analize brilante.
    Sipas disa komentuesve, per para mund te shitet nderi dhe dinjiteti i kombit.

  5. Për mendimin tim, për rastin e ndihmës së Erdogan me ndërtimin falas të 522 apartamenteve në Laç me vlerën 42 milionë euro, nuk duhet të meremi me përgojimin e Erdoganit , sepse këto para nuk kanë dalë nga xhepi i tij por nga taksat e popullit turk, pjesë e të cilit janë miliona qytetarë me origjinë shqiptare.
    Ajo që duhet të na shqetësojë më shumë për këtë rast, nuk është “dhurata” e Erdoganit për “vëllanë” e tij Rama, por fakti se këto 522 apartamente komode kanë kushtuar aq sa dy kilometra për zgjerimin e Unazës së Tiranës.
    Nuk më pëlqejnë “analizat” me banalitete për “ulje poturesh”, sepse të tilla analiza nxisin komente të nivelit më banal e vulgar, si 5-6 komentet e para të këtij shkrimi, por kjartë e si një fakt flagrant, kjo dhuratë zbuloi abuzimet e mëdha korruptive të qeverisë Rama, që ndonëse ka marë mbi një miliard euro donacione e borxhe nga Brukseli,
    nuk po i shohim se ku ka shkuar kjo para e madhe.
    Dëgjova intervistat e banorëve të Laçit që përfituan këto apartamente.
    Ishte plotësisht i ligjshëm gëzimi i tyre që do të hynin në këto banesa komode, por shqetësuese ishte mendimi se këto apartamente ju a paska “dhuruar” Rama.
    Dëgjova dje se akoma mbi 1600 familje të Durrësit nuk kanë asnjë shpresë se do të futen në banesat e premtuara.
    Para do ditësh pashë se Rama me gjithë shpurën e tij qeveritare, “inaguroi” dy-tre pallate banimi në Thumanë e ndërkaq kamerat televizive jepnin pamje të një lagjeje me shtëpi të parafabrikuara, dhuratë e donacioneve të organizatave bamirëse.
    Sa i takon Erdoganit, nuk ka sepse i kërkojmë atij që bën çmos për të forcuar inazhin e Turqisë si një shtet i fuqishëm ekonomik e human që ndihmon shtetet më të varfëra e më të vogla, ai mund ti shërbejë ndoshta edhe propogandës politike për zgjedhjet e ardhëshme presidenciale në Turqi, ama nuk mashtroi duke dhënë shifra të fryra në mënyrë abuzive për dhuratën e tij.
    Është Rama ai që mashtron në çdo deklaratë të tij e dhe e keqja nuk na vjen as nga Turqia e as nga xhamitë për të cilat ajo investon.
    U dogj Katedralja e famëshme e Parisit e ndonëse Franca është një shtet i fuqishëm, rindërtimi i saj u nis pasi bota e krishterë dha donacione të mëdha për këtë qëllim.
    Para pushtimit nazist gjerman të pothuajse gjithë Europës, ishte “perandori” Napoleon Bonaparti që e kishtë bërë këtë pushtim.
    Po a kemi dëgjuar që shtetet e pushtuara europiane ti kërkojnë llogari sot qeverive aktuale të Francës e Gjermanisë, për pushtimin nazist e bonapartist ?
    Është faktuar se nuk është Erdogan ndonjë fanatik islamist, i tillë ka qenë një ish ministër i jashtëm, Davutoglli që ai e përzuri nga qeveria e tij..
    Sigurisht që Turqia duke pasur një popullsi dominuese të besimit mysliman, e ka detyruar Erdoganin, ashtu si edhe të gjithë shtetet e krishtera europiane, që të mbështesë besimin fetar dominues të vendit të tij.
    Nuk mund të kërkojmë nga Turqia modelin demokratik të Europës perëndimore, sepse kanë tradita kulturore të ndryshme, ama është fakt se Turqia është shteti më demokratik ndërmjet vendeve islamike e ndërkaq , si një shtet i fuqishëm ekonomik e domografik, duke qenë edhe antar i NATO-s, nuk ka sepse të krijojmë armiqësi me te, duke u nisur nga e kaluara historike.
    Rrezik aktual për shqiptarët, nuk është më Turqia, po fqinjët tanë serbë e “vëllezërit” e tyre ortodoksë grekë. me nacional-shovinizmin e tyre të mendimit mesjetar.

      1. Sigurisht që nuk mund të quhet dhuratë falas e Erdoganit, ndërtimi i 522 banesave me paratë e taksapaguesve turq, kur ai pas kësaj del me kërkesën që qeveria shqiptare të dorzojë në Turqi kundërshtarët e tij politikë, por që në vitin 2022, e për shumë vite më parë , ka pasur fushata nga grupe bamirësish apo të organizuara edhe nga mediat , për grumbullimin e miliona eurove nga qytetarët në ndihme të institucioneve të kërkimeve shkencore shëndetësore e për shtresën e varfër e të pa aftë për punë.
        Nihilizmi absolut, është një dukuri po kaq e shëmtuar, sa edhe spekullimet me dhuratat.

      2. Gjera falas ndoshta s’ka, por ne nje marredhenie normale ka qartesi dhe transparence per cmimin. Nje vend normal Europian pavaresisht vleres monetare te shperblimit (e do 3 trilion aq sa GDP-ja e Gjermanise?) nuk do guxonte kurre te dorezonte dike ne dhunim te te drejtave njerezore sepse do te dorezonte identitetin e tij. Po ne jemi te gatshem te dorezojme identitetin dhe krenarine tone? Dhe nje vend normal apo i qyteteruar e vetmja gje qe pret kur te ndihmon ne fatkeqesi eshte qe maksimumi t’ja kthesh si te mundesh ne te njejtat rrethana. Pas 500 vjetesh na u desh edhe nje sjellje e tille per te kuptuar me ke kemi te bejme dhe pse jemi keta qe jemi, fatkeqesisht.

        1. Pikerisht, nuk i gjeti ne rruge e as i mori ne peme, ua mori taksapaguesve turq per te mbrotjur interesat e pushtetit te tij dhe interesave turke(qe perfliten te jene te rrethit te tij te ngushte). Pra kemi te bejme me dy autoritar qe abuzojne me popullin e tyre dhe shperdorojne mundin e tij per interesa thellesisht personale.

          Njera dore lan tjetren…

  6. Pse iken 100.000 shqipetare ne Itali kur vdiq Skenderbeu?Pse?
    Shifren e sakte askush nuk e di por thuhet 100.000 shqipetare qe jane arbereshet e sotem.Pse iken?
    Skenderbeu ka qene nje mbrojtes i krishterimit per Europen duke luftuar ne Shqiperi dhe ne Itali (per Napolin) dhe ka bere disa traktate mer Vatikanin.,etj
    Mbas vdekjes se Skenderbeut pse nuk erdhi asnje i krishtere nga Europa qe te mbronte token Shqiptare nga turqit sic bene per mbrojtjen e Vienes nga turqit.
    Askush nga Krishterimi ose Europa nuk erdhi ne ndihme dhe shqipetaret moren arratine.Ku eshte lidhja e shenjte qe Skenderbeu beri me Vatikanin?
    Edhe sot asgje nuk ka nderruar,nuk hyjme dot ne BE sepse jemi shume te mire,aty rrini se ju duam shume.
    Harroini kisha e xhamija /feja e shqiptarit eshte shqiptaria(V.Pasha)

  7. ngele konia e ndyre e Salih Kurves o kelysh i Husni Kapos dhe karagjozit Mehdi Bushati Keshtu do vdisni te mllefosur nga xhelozia dhe marazi per sukseset e Edi Rames Ptuuu rrace e poshter

  8. Andi je njish,askush nuk sheh kaq qarte;shumica jane qorruar nga demagogjia,te tjere jane thjesht dashakeqas tuaj dhe kesisoj ngopen me “sukseset e rames”.
    Si eshte e mundur,kur na vjedhin,na poshterojne,na dhunojne,ketyre u pelqen apo nuk kuptojne?
    Fajin e ka saliu,edhe pse kaluan tete vjet,dhe ato qe beri saliu per gjithe kohen,keta i bejne brenda nje dite,prape dalin te mire.
    Kur do kuptojme se te humburit kemi qene,jemi dhe si duken bathet do jemi vetem NE.
    Vetem atehere,kur te mbojme veten dhe jo xhelatet tane,ndoshta do kemi shprese.

  9. E po kur del dhe Agim Nesho ne TV si mendimtar i madh pika qe nuk ju bie.
    I jati i Agmit ,Gaqo Nesho iu fut ne burg nga Saliu si sekretar i K,Partise te Tiranes,po Agimi cfare kerkon ,pse eshte kunder PS dhe pro PD?
    E merrni vesh Bushat se ku fle lepuri.

  10. Me bejne syte apo lapsi ka filluar censuren e komenteve? Precedent i keq. Pavaresisht se komentet e para ishin banale dhe te shkruara nga nje dore nuk ishin spame dhe eshte shume keq qe i hoqet. Njerezit vijne ketu si hapesire lirie dhe liria i ka dhe keto eksese. Ky eshte portal per te rritur. Nese ka njerez qe ofendohen apo ndjehen keq nga banaliteti eshte problem i tyre. Minimumi beni transparence per kushtet e komentimit

  11. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA, POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT NE AMBIENTE PUBLIKE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO JA PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN:SKANDAL-GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS

  12. qeveria e SHBA bllokon asete qeveritare të një vendi aleat siç është Turqia. E në këtë rast tërheqja ka ndodhur në radhë të parë nga vendi i sanksionuar pra Turqia.

    Kurse media e familjes së Sali Berishës, kërkon ta përdorë këtë shembull, si rast që Uashingtoni edhe mund ta mendojë që t’i heqë Berishës ‘Non Gratën’ për “Korrupsion relevant”, “minim të drejtësisë” e “dëmtim të demokracisë”.

    Në këtë rast, pra sipas nenin 7031, SHBA nuk ka ndodhur asnjëherë në 200 rastet e miratuar deri tani që të rishikojnë ndonjë vendim të Sekretarit të Shtetit.

  13. 21 janari i vitit 2011 është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, pasi shteti me urdhër të Sali Berishës vrau në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, 4 qytetarët të pafajshëm që protestonin kundër qeverisë së kohës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu