• |
ide | kryesore

Abuzuan me shqiptaren në garderobën e lokalit: Gjykata vendos përfundimisht, 9 vjet burg për Robinhon e mikun e tij

-Instant, Sport
Robinho



Gjykata e Kasacionit të Romës ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për ish-sulmuesin e Real Madrid dhe Milanit, Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco, për dhunë në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare. Prandaj ankesa e paraqitur nga avokatët e ish-lojtarit të Milanit, të cilët e kishin cilësuar marrëdhënien si “konsensuale”, u refuzua. Faktet datojnë që nga viti 2013, kur braziliani luante me kuqezinjtë. Dënimi i parë ishte në vitin 2017, i konfirmuar më pas në shkallë të dytë nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Sipas rikonstruksioneve të ndryshme të ngjarjes gjatë këtyre viteve, Robinho me një grup shokësh shkuan në një lokal milanez, ku vajza festonte ditëlindjen. Pasi i dhanë pije derisa e bënë të humbte ndjenjat, Robinho dhe Falco përdhunuan shqiptaren në garderobën e lokalit.

Ashtu si thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, ish-sulmuesi kuqezi dhe shoku i tij kanë treguar “përbuzje të veçantë” ndaj viktimës “e cila u poshtërua brutalisht”. Dënimi është përfundimtar, me ekzekutim të menjëhershëm. Tani, thekson Corriere della Sera, drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, e cila më pas duhet të nisë një vlerësim të brendshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *