• |
ide | kryesore

Aksident në Pogradec, dëmtohet drejtuesi i motorit

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Vërri të Proptishtit në Pogradec. Një motor me drejtues shtetasin D. L., rreth 29 vjeç është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin S. Gj. Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit D. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *