• |
ide | kryesore

“Asnjë ndjesë ndaj Milan”: AIA mohon të ketë kërkuar falje për gabimin e Serras

-Instant, Sport



Shoqata Italiane e Arbitrave ka reaguar ndaj këtuij episodi, duke theksuar se nuk i ka kërkuar asnjëherë falje Milanit për gabimin e arbitrit Serra në ndeshjen ndaj Spezias (faull i fishkëllyer për kontaktin Rebic-Bastoni pa dhënë avantazhin dhe për pasojë anullimin e golit të shënuar nga Messias). Për të sqaruar atë që u përhap pas ndeshjes në San Siro, AIA ka evidentuar se fjalët e Gervasonit (zv/ dizenjatori për arbitrat e Serie A dhe Serie B, i cili u shprehu ndjesën e tij drejtuesve të AC Milan për atë që ndodhi) ishin thjesht personale dhe nuk përfaqësonin qëndrimin e tyre. Madje, zhurma e shkaktuar nga falja zyrtare e pretenduar, i ka bezdisur shumë krerët e gjykimit (në radhë të parë Rocchin), sigurisht jo sepse gabimi u pranua menjëherë, por sepse një pozicion i këtij lloji, jo ai i duhuri, krijon një precedent unik dhe të rrezikshëm: në këtë pikë, në çdo javë, përballja me një gabim duhet të kishte të njëjtin reagim.

Megjithatë, arbitri Serra (i cili do të jetë operativ sot në Var për ndeshjen e Kupës së Italisë midis Sassuolos dhe Cagliarit) do të ndalet për të paktën disa javë dhe falë pauzës për ekipet kombëtare ai do të kthehet në mes të shkurtit. Një “dënim” në përputhje me ato që u janë shkaktuar kolegëve që kanë qenë përgjegjës për gabime të tjera të rënda gjatë sezonit (për shembull Maresca pas Roma-Milan).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *