• |
ide | kryesore

Basha-Berishës: Ta harrojë se mund të imponohen me dhunë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha basha



Pranon që gjithçka që po ndodh në Partinë Demokratike është një proces i vështirë për të. Nga Njësia 7, demokratëve që janë rreshtuar kundër tij u shtriu dorën e bashkëpunimit duke i ftuar të lënë pas gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes.

“Nuk ka palë brenda familjes tonë. Detyra jonë e parë, këtë javë, është që t’i marrim me vete, t’iu shtrijmë dorën, t’iu themi nuk ka të tepërt, nuk ka demokratë të tepërt në familjen tonë. Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë regjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me regjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes”.

Ndonëse shumë prej deputetëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike i përjashtoi apo pezulloi nga partia, Lulzim Basha thotë se mbetet i hapur për mendimin ndryshe, por kujdeset t’i tregojë derën kujtdo që kërkon pushtet me dhunë.

“Mendim ndryshe po, kritika po, kundërshti po, të gjitha! Dhe me zë të lartë, garë po, por jo dhunë, jo mashtrime dhe gënjeshtra, jo vese me të cilat kemi 8 vite që përballemi në emër të demokratëve dhe në emër të të gjithë shqiptarëve me qeverinë më të korruptuar të Europës. Nuk mund t’i lejojmë tani këto vese të bëhen pjesë e sjelljes në Partinë Demokratike”.

Por teksa shtriu dorën e bashkëpunimit brenda, kundërshtarëve u mbylli sërish derën në takimin që zhvilloi në një prej hoteleve të Tiranës.



11 Comments

  1. Lule kurva
    Sikur te ka pjelle tirja e covidit
    E perdhunuar nga sigurimsat e kurvit
    Uuuuuuusht bushterr rropqire.
    Po mos te mbronte ram papone gonorrea…
    As ne evrope s’do gjeje vrime te fshiheshe.
    Por do te vije dita o pise e qelbure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *