• |
ide | kryesore

Data e zgjedhjeve/ Caku i fundit i betejës Basha- Meta

Kryesore

Me sa duket 6 marsi do të jetë data konsensuale kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore për gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar (Durrës, Shkodër, Lushnje, Vorë, Rogozhinë dhe Dibër). Presidenti Meta ka marrë sot frymë i lehtësuar, pasi edhe Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Celibashi, i ka konfirmuar këtë datë edhe përfaqësuesi i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla nuk është shprehur kundër saj.
Pra, frika e kreut të shtetit se mos pjesa e pushtetit nxirrte pengesa për kurthin që ai i ngriti Lulzim Bashës, duke e detyruar të hynte në zgjedhje njeriun që ka alergji për to, ka rënë përfundimisht.

Të vënë përpara fakti të kryer edhe liderët e PD-së së vulës e kanë pranuar sfidën në këto qytete.


Fillimisht Lulzim Basha tha në një intervistë për Ora Nevs se “Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, përfshirë dhe zgjedhjet vendore”. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe nënkryetari i sapo emëruar Agron Gjekmarkaj, kur tha se “fryma ekziston, ne nuk i trembemi asnjë gare elektorale”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Por e vënë në nën presionin e Metës, i cili ndryshoi radikalisht qëndrim për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme, duke e parë mbajtjen e tyre si një mënyrë për të testuar se cila është shumica në kampin e përçarë të demokratëve, si dhe duke parë dakordësinë që iu dha menjëherë presidentit si nga grupi i Berishës, si nga socialistët, ndonëse e ka pranuar parimisht garën PD-ja e vulës duket qartësisht e pakënaqur.

Kjo gjë u pa më së miri nga reagimet e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi të cilat qenë krejt të kundërta nga ato të Bashës dhe Gjekmarkajt.

Menjëherë sapo Ilir Meta dhe Taulant Balla u prononcuan pro mbajtjes së garave elektorale lokale në fillim të marsit, Bardhi doli ti bjerë fort këtij vendimi. ‘Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave’ tha ai.
Në fakt, shqetësimi i një pjesë të mirë të PD së zyrave, që u shpreh me gojën e tij, nuk ka të bëjë me një bashkëpunim imagjinar, mes Metës, Ramës dhe Berishës. Ai është i pamundur të konceptohet edhe nga mendjet më të sëmura prej teorive kompoltiste.

Meta takoi Ballën/ Bardhi: Trekëndëshi i Bermudës konsultohet çdo ditë

Por meraku real është se kjo është koha më e papërshtatshme për të shkuar në një testim elektoral për grupin e Bashës. Në rastin më të keq, në gjashtë qytetet, në pjesën më të madhe të të cilave, e djathta është e fortë, Berisha mund të provojë se rryma e tij është shumicë mes demokratëve ashtu sikurse pretendon. Por, në rastin më të mirë, edhe nëse kandidatët e Berishës nuk dalin mbi ata të Bashës, shancet që PD-ja zyrtare, falë sherrnajës ku është përfshirë, ti humbë të gjashta qytetet, nuk janë larg të pamundurës. Ky do të qe një telash i ri për Bashën i cili do të duhej të dëgjonte sërish korin e bezdisshëm të atyre që i kërkojnë dorëheqjen.

Pra, me lëvizjen e fundit për të shpallur zgjedhje të pjesshme lokale në 6 mars, kryetari i grupit të vulës në PD dhe ish themeluesi i LSI-së që pretendon të kthehet prapë tek kjo parti pas përfundimit të mandatit, kryen edhe aktin e fundit të një divorci, që nisi fill pas 25 prillit. Nëse Basha e anashkaloi gjatë fushatës, e akuzoi më pas se kishte prishur edhe strategjinë e opozitës drejt fitores dhe në fund nuk e ndihmoi LSI-në as të formonte së paku një grup parlamentar, Meta priti me durimin e atij që është i bindur se hakmarrja është një gjellë që haet e ftohtë.

Dhe kur rasti i erdhi, pavarësisht se partia e tij nuk fitonte asgjë nga këto zgjedhje, pavarësisht se u detyrua të gëlltise ato që kishte thënë përpara, ai vendosi të vërë Bashën përpara asaj që nuk do donte kurrë të ndodhte: matjes së forcës së tij reale tek elektorati i PD-së.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Ne rastin me te mire ne Shkoder, Diber nese garojne fitojne kandidadet e pavarur te foltores, ne te tjerat Rama, ndersa Luli fiton papafingon e SHQUPit

    1. qeveria e SHBA bllokon asete qeveritare të një vendi aleat siç është Turqia. E në këtë rast tërheqja ka ndodhur në radhë të parë nga vendi i sanksionuar pra Turqia.

      Kurse media e familjes së Sali Berishës, kërkon ta përdorë këtë shembull, si rast që Uashingtoni edhe mund ta mendojë që t’i heqë Berishës ‘Non Gratën’ për “Korrupsion relevant”, “minim të drejtësisë” e “dëmtim të demokracisë”.

      Në këtë rast, pra sipas nenin 7031, SHBA nuk ka ndodhur asnjëherë në 200 rastet e miratuar deri tani që të rishikojnë ndonjë vendim të Sekretarit të Shtetit.

  2. Eshte gje e bezdisshme te perseritesh te njejten gje disa here por, gjithe duke e pranuar kete bezdisje, them qe ky “kurth” i Metes, ne rastin me te mire do te rikonfirmoje statusquone ne PD, ne rastin me te keq mund te kthehet ne boomerang, ku Basha mund ta shfrytezoje te beje viktimen ( isha i vetem perballe trekendeshit Rama-Meta-Berisha).
    Sepse, te gjithe, absolutisht te gjithe, e dine, Basha i pari bashke me mbeshtetesit e tij, Rama me socialistet e tij, te gjitha forcat e tjera politike, te gjithe gazetaret dhe analistet, te gjithe qytetaret shqiptare, i gjithe opinioni publik shqiptar, te gjithe diplomatet e huaj ne Shqieri, qe Basha e ka kunder shumicen derrmuese ne partine e tij , qe do te thote se praktikisht ai e ka humbur PD-ne. Kjo u vulos perfundimisht me 11 dhe 18 dhjetorin e kaluar.
    Tani, te duash ta japesh nje prove plus, kur ato me thelbesoret jane dhene, eshte si te hysh ne nje cikel te pafundme dheniesh provash per nje gje qe e dine te gjithe. Ne fund te fundit, eshte si t’i biesh murit me koke.
    PD-ja reale, ajo me Berishen, duhet te gjejne menyra dhe mjete te tjera per t’iu imponuar establishmentit politik dhe diplomatik ne Shqiperi. Me prova dhe me fakte, nuk shkon asgjekundi. Keta bejne sikur nuk i shohin; dhe keshtu do te bejne perhere.
    Keshtuqe, e vetmja menyre per te dale nga ky ngerrc, per mendimin tim, eshte qe Berisha te mbledhe ata 44 mije demokratet qe e mbeshteten ne Referendum, dhe sa te mundet nga ata qe e kane votuar ne vite. Te mblidhen ne nje tubim krejt paqesor; pa fjalime pa deklarata; mundesisht te heshtur fare; te mblidhen ne Bulevardin e Madh; imagjinoni nje mase 100 mije veteshe ne Bulevard…
    Kjo do te ishte prova e provave; pa truke e hile. Atehere, me te vertete qe Basha do te dilte butesisht nga Selia, pa i shkuar fare madje atje; atehere edhe mbeshtetesit e tij, keta palaco qe tallen edhe me inteligjencen e minjve te bodrumeve te Shqup-it, do te hiqnin dore nga lemeria e “argumenteve” pro tij dhe do ta pranonin realitetin.
    100 mije demokrate ne Bulevard…!
    Nese PD-ja reale ia arrin te tuboje kaq njerez, e ka te fituar perfundimisht betejen. Gjithe menyrat e tjera, jane te destinuara te deshtojne.

    1. Basha nuk iken as sikur 1 milion njerez te dalin ne shesh. Do rrije aty derisa PD te perfundoje me 5% te votave…

  3. Me fal, po nuk ja paske fare iden se cfare jane 100 mije njerez. Perjashto vitet 90, po pas kesaj kohe asnje force politike nuk ka arritur te grumbulloje kaq shume njerez. Me realistja mund te kene qene diku te 10 ose 15 mije por kurre me teper.

    1. Eshte e vertete kjo qe thua, por une kam parasysh 44 mije demokratet qe votuan. Po te thirren ne nje tubim paqesor, nuk kane arsye pse te mos vijne; thjeshte te jene prezent. Edhe kaq mund te mblidhen nga ata qe e kane votuar per 30 vite Sali Berishen.
      Nese kjo eshte e pamundur, atehere Basha le ta gezoje PD-ne.

      1. Vertet i besoni 44 mije qe votuan???? Kush i numeroi apo besuat cfare ju thane!!! Zakonisht ne votime te tilla ka komisione. Apo vete votojme dhe vete numurojme. Ne kete menyre cdo individ mund te thote se per mua kane votuar me mijra.

  4. Do shikoni se Basha nuk ka per te hyre ne zgjedhje , pastaj do gjeje justifikime te tipit 1800 eshte me e madhe se 5004 .

  5. Lul Brava, kjo mbetje e Unmikut, i kane shperla trurin sa ishte ne Kosove. Spaho kishte te drejte kur thonte se kur ky terhiqke zvarre bustin e Stalinit, ky lul brava bunkerizohet ne vitin 2022 si ne kohen staliniane.

    Shikoni se kush mbron sot Lul braven, Batoni, karllo bole, tch, portale e portale pro qeveritare te cilat para zgjedhjeve te 25 prillit e shanin e shantazhonin.

    Ma prioritet eshte rrezimi i lul braves se sa i Edi Rames.

  6. 21 janari i vitit 2011 është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, pasi shteti me urdhër të Sali Berishës vrau në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, 4 qytetarët të pafajshëm që protestonin kundër qeverisë së kohës.

  7. Vërtet besoni ju të Lapsit bllofin e Berishës se ka shumicën? Nuk ju mjaftoi mbyllja me dryn dhe bravë në kasafortën bunker të Ed Palokës të firmave të demokratëve ? Nuk i numëruat Listat e mbështetësve të Berishës që dilnini si delet në trotuare rrugësh duke lexuar kokëulur emrat e pa konfirmuar të mbështetësve tëBerishës . I patë sa ishin në stadium ?Aq janë ,laj thaj dhe mbështetësit dhe kongresmenët dhe kuvendarët dhe referumndarët e Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu