• |
ide | kryesore

Dhunë policore mbi banorët e “5 Majit”/ Sulme dhe kërcënime drejt Erion Veliajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërhyrja për prishjen e banesave tek zona e “5 majit” në Tiranë do të përshkallëzonte në përplasje, sikurse ishte paralajmëruar. Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Kryefjalë e kësaj ngjarje ishte rezistenca origjinale e pronarëve, dhuna policore, dhe sulmet e pareshtura ndaj Erion Veliajt, siç do i shohim më poshtë.

Mëngjesin e sotëm, IKMT e shoqëruar nga policia shkoi në zonën e destinuar për ndërtimet e reja për termetin dhe u përball me rezistencën me banorët e shtëpive. Ata kishin paralajmëruar që ditën e djeshme se banesat i kishin me leje dhe i kishin ndërtuar me gjak.

“Do derdhet gjak dhe shtëpiat tona do t’i mbrojmë” – thoshte ditën e djeshme një banor. “25 vite me punë gjaku e kemi ndërtuar dhe me gjak do ta mbrojmë” – thoshte një banor tjetër.

Por, për fatin e tyre të keq, rezistenca që bënë nuk zgjati as dy orë përballë forcave të policisë që përdorën edhe dhunën për t’i hapur rrugë fadromave të IKMT-së. Forcat e policisë ishin të shumta dhe një pjesë e mirë e përgatitur me veshje për shpërndarje protestash.

https://streamable.com/wl9oxk

Pamjet që vijnë nga përplasja janë shqetësuese.

Një rast për t’u shkëputur është ai i Ledion Mziut. I riu, duke kuptuar se nuk kishte shance të përballej ballë për ballë me forcën disproporcionale të policsë u lidh në tarracë me pranga. Edhe rezistenca e tij do të shuhej shpejt para një toge policësh që e nxorrën zvarrë nga tarraca për vetëm dy minuta.

Por gjërat nuk ishin më të qeta poshtë. Edhe banorë të tjerë ishin lidhur me pranga me dyert e banesave. Të njëjtën fat patën dhe ata.

“A mund të na thotë Erion Veliaj se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit, se ne nuk na takon dot,” tha një prej banorëve.

“Nuk preken femrat me dorë, largohu andej,” dëgjohet një zonjë.

Ndërkohë një nga banorët tha se “Erion Veliaj më ka bërë presion të votoj PS-në”. “Erion Veliaj, ti je një kriminel,” tha një tjetër banor.

“Nëse bëni dhunë me banorët, do ju dalë keq. A doni luftë? Mos na shtyni se luftë do keni,” tha një protestues.

Ironitë dhe sulmet ndaj Veliajt nuk mbarojnë me kaq. Një grua e moshuar ironizoi Veliajn duke thënë se ndërsa atë e ka martuar mamaja me fiq, banorët aty i kanë bërë me djersë shtëpitë.

https://streamable.com/gnjesi

Një banor tha se kryetari i bashkisë vishet me të brendshme grash.

“Ti je ordiner, Erion Veliaj, je gejush dhe gejushat nuk duhet të drejtojnë bashkinë.” – u shpreh ai, duke kaluar me deklaratën e tij edhe në formë kërcënimi.

“Ne nuk duam dhunë, se çdo shqiptar ka kallash e dy shishe benzinë, nuk është zor që kur të dalë Veliaj në bllok me pi kafe, me kapuç dhe me ja fut një shishe acid në sy.” – u shpreh banori.

https://streamable.com/b3hicy

Reagimi i Erion Veliajt 

Për situatën e krijuar nga rezistenca e banorëve në lagjen “5 Maji” që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, Erion Veliaj deklaroi se ata janë një pakicë e vogël “që duhet të zgjedhin o partinë o familjen, o bravën e partisë o bravën e shtëpisë së tyre”. 

“Fakti që 95% e kanë firmosur kontratat, duhet vetëm që ky 5% i fundit që ka mbetur, duhet të bëjë si gjithë të tjerët të firmosin për t’i marë nga metra katore pa leje e urbanizim në të njëjtët metra katrorë me leje e urbanizim”, theksoi Veliaj i cili shtoi se nuk intimidohet nga kërcënimet.

“Dhe kjo nuk më shqetëson, ka organe që merren me kërcënimet. Personazhe që janë objekte të OFL-së, kur ti vendos mikrofonin dikujt që në televizionin tënd e ke nxjerr si peshkaqen fajdesh, dhe pasi OFL të dy vëllezërit Marku u ka konfiskuar makinat, një gazetar serioz duhet të mendojë se kujt po ja vendos mikrofonin, se krejt papritur sot nuk foli as Presidenti dhe as kryeministri, por dy kriminelë u bënë lajm kryesorë në televizione. Partia më e rëndësishme është familja, buka jote. Kanë kontratën për të marrë bonusin e qirasë derisa të marrin metrat katrorë aq sa i kanë, në banesat e reja.” – u shpreh kryebashkiaku.

Problemi i banorëve 

Banorët u kanë dalë sot përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore. Banorët e cilësojnë atë si njëanshme. Ata tregojnë për mediat se janë në proces gjyqsor me Bashkinë për pronat e tyre dhe pavarësisht kësaj autoritetet vendosën me çdo kusht t’i prishnin banesat.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

Arrestimet

Forcat e policisë kanë kryer edhe arrestime ditën e sotme. Një numër jo i vogël protestuesish janë shoqëruar në komisariate. Shoqërimet janë kryer si nga forcat e rendit, Shqiponjat ashtu edhe nga policia bashkiake. Përballja ka degjeneruar edhe në përdorim fjalori banal.

Gjatë debatit mes policëve dhe banorëve të shoqëruar, një prej efektivëve ka përdorur fjalë ofenduese duke quajtur “pederast” qytetarin, pasi ky i fundi i kërkoi që të mos e godasë. “Mos gjuaj, ku je këtu”, i thotë qytetari efektivit, i cili e fut me forcë në furgon.

https://streamable.com/9269tq

Por, në prangat e policisë nuk ranë vetëm banorët protestues.

Media “viktimë” e përballjes 

Operatori i Fax News, Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga Policia Bashkiake në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Operatori ishte duke transmetuar live atë që po ndodhte te ‘5 Maji’, ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre, në momentin kur u shty nga disa punonjës të policisë.

Guni ka pësuar shembje në shpatull dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe pse operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias në momentin kur është tërhequr dhe dhunuar nga punonjësit e policisë.

https://streamable.com/f9sxiw

Opozita prezente 

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i pranishëm sot në zonën e ‘5 Majit’, ku policia ka ndërhyrë me forcë që në orët e para të mëngjesit për prishjen e disa banesave.

Balliu tha se është e papranueshme që prishjet po bëhen në një kohë që banorët janë në proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës. Në rast se banorët fitojnë gjyqin, ngriti pyetjen Balliu, atëherë me çfarë parash do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

Ish-deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të opozitës, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

“Askush nuk është kundër projekteve, kush do t’i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?

Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.

Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot opozitarë duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu.

©LAPSI.AL 



24 Comments

  1. Lejfeni , palloshi dhe sekti mavi jane kangene e ketij vendi . Shikon pamjet dhe te duken apokaliptike . Nje shtet qe i trajton “femijet” e tij si te njerkes dhe qe abuzon si te doje e kur te doje , nje opozite (pjesa e Bashes) qe nuk duket gjekundi dhe pjesa tjeter e opozites (pjesa e Berishes) qe tregon me gisht germadhat e shkaktuara nga “babai” shtet por asnjeri prej tyre nuk tregon me gisht hijenat . Sepse hijenat sot jane sekti antishiptar mavi . Sepse hijenat jane vete ata , politikanet . Politikanet qe e kane tredh kete popull deri ne piken qe nuk kundershton as poshterimin .
    Dashuria per atdheun nis nga dashuria per vetveten dhe per familjen tende . Dashuria per vetveten nis nga dinjiteti personal . Nese nuk mbron dinjitetin tend nuk ke te drejte te kesh shtepi e as katandi .

  2. Verrqiaj kujton se do jete i perjetshem ne ate post. Do vije nje dite qe do lahen te gjitha keto mor vemje e ndyre

    1. hahaha, i modh komenti. po prap ai cuni Farhiut smungon ne keto raste. ky ka prishje eshte edhe cuni Fahriut. sa i modh. po pat qe po u afrohet cuni Fahriut, keni kujdes se mbrapa tij jan fadromat dhe IKTM-ja.

  3. Do besh kakardhi do besh …………..edhe pak e do ta shikosh gopin e satom me dylbi o kurve e degjeneruar deri ne palc . Deri tani me lacet ke qene dhe je shok , por ata do ta fusin sa krahu mbas nje viti o kurve e lekut

      1. Do mbetet popullsia e ndershme dhe e kulturuar ashtu si ka qene Tirana me pare pa ardhur maloqet nga shpellat e malesise

  4. Smund te nxjerri njerezit pa u gjet nje zgjidhje. Veliaj mafjozi me i rrezikshem ne shqiperi. nje cop bythqiri varikars qe ska as ide as vizion. eshte komplet krunde. Erdhi ne bashki duke then qe sdo ket me beton ne Tiran, i qiu ropt me kulla gjigande. Me moterqir njeri nuk behet. I perfshir ne kushedi sa afera, perfshir dhe ate te inceneratoreve. yyt te qifsha ato rop o njeri muti, o Veliaj kari. Na ben dhe si ambientalist i modh ky fisqir.

  5. METODAT ME MESKINE KANE PERDORE , BLERJE , PREMTIM PER VEND PUNE , SHPERBLIME ETJ.
    PERÇA E SUNDO . JENI QENIET ME TE PESHTIRA NE BOTE O RIDHJERSA . POR MOS HARRONI SE HAK PA MARRE E GJAK PA LARE NUK KA NE KETE BOTE .

  6. Si mafioz erdhet ne pushtet duke mbledhur rreth vetes te gjithe llumin e ketij vendi .
    Si mafioz po veproni e po drejtoni . Por nje gje eshte e sigurt , si mafioza do vdisni .

    Kalben njerezit e ndershem atje ku lartesohen kriminelet .
    Sami Frasheri

    Kalbet nje shoqeri atje ku udheheq mafia dhe padrejtesia .

    Çdo qen e ka dekikun e tij , i juaji do jete i dhimbshem o rilindesa qe vetem emrin keni te tille .

  7. Ne jemi populli me racist ne Europe. Thirrje Lalit qe te perzeje “cecenet” nderkohe Shqiperia eshte plot me siriane, bangladeshas, afgane…

    Na mungon solidariteti, empatia, modestia… Para ca kohesh ne nje lajm flitej per nje proteste ne nje qytet te vogel francez, banoret protestonin kunder kthimit te detyruar te nje familje shqiptare qe I ishte refuzuar azili…

  8. Keto pamje jane shume shume te dhimbshme. Nuk e kuptoj si mund te komentojne disa persona ne kete menyre kunder atyre njerezve qe sot jane ne mes te te ftohtit. Kur populli nuk ka asgje qe mund te beje kunder ketyre qe e quajne veten drejtues te Shqiperise, do jete Zoti qe do e marre hakun.

  9. Nje dhune e shemtuar e shtetit ndaj individit . Edhe pse gjithmone kane vepruar si pushtues , ridhjersat perseri kane dal fitimtar . Keta nejne shume manovra e prova dhe ne fund lene ne fuqi ate me shum bindesen . Pa bisht keta nuk te lene , sido te rrotulloheni po ne byth do ta keni o popull .

    1. Maloqeve ju q…grate dhe motrat.Te ikin andej nga kane ardhur.Nuk i lidh asgje me ne tiranasit e kulturuar

  10. Sipas Lej Fenit, 95% e familjeve paskan nënshkruar “me dëshirën e tyre” që në kulmin e këtij dimri zë ftohtë, në kushtet e shpërthimit i infektimeve të pandemisë, të daalin në rrugë megjithë fëmijtë e tyre e pleqtë, se i besolërkan gënjeshtrave të tij.
    Vetëm 5% qenkan budallej e bëjnë veprime të dhunëshme kundër “shpirtmirit” Lal Plehu.
    Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo që thotë ai, kjo është tragjike për shoqërinë shqiptare, pasi vërteton përceptimin se një pjesë e madhe e kësaj shoqërie, janë skllavëruar e kthyer në dele.
    Jo më 5% e familjeve, por sikur edhe një familje e vetme të nxirret me dhunë jashtë e ti prishet shtëpia në mes të këtij të ftohti, një popull i emancipuar me ndjenja humane, duhej të ngrihej me forcë e ti mbështeste të gjorët në hallin e tyre, e jo të hidhen e të shkruajnë këtu për “çeçenë e maloqër”.
    E gjithë bota demokratike humane, mbron me forcë e me ligje të drejtat e njerëzve që emigrojnë nga skamja e mjerimi.
    Nuk kanë ardhur për qejf malsorët shqiptarë në Tiranë për të jetuar, por nga halli i madh se në zonat ku kanë banuar, qeveria komuniste nuk investoi asnjë lek, për të përmirësuar jetën e tyre.
    Tirana para një shekulli ka qenë një fshat i vogël e ishin emigrantët nga të gjitha viset shqiptare që e populluan duke e kthyer në kryeqytetin e Shqipërisë.
    Përse e paskan të drejtën për të jetuar në Tiranë vetëm komunistët enveristë brekgrisur, e të banojnë në pronat e elitës së dikurëshme patriotike nacionaliste, e këtë të drejtë nuk e paskan malësorët që historikisht kanë luftuar për pamvarësi nga pushtuesit e huaj ?

  11. Në “Opinionin” e Fevziut mbrëmë, pati paturpësinë të dilte për tu ballafaquar me viktimat e tij e të Lal Plehut, nënkryetari i bashkisë, Mazniku.
    Ky personazh normalisht duhej të ishte para drejtësisë, e jo të dilte publikisht në televizion për të vazhduar mashtrimet e ndyra të Veliajt.
    A nuk është ky person të cilit i është vërtetuar që ka fjetur në hotelet lluksoze të Europës me 800 euro nata, apo ka ngrënë byfteqe në Dubai me çmimin mbi dyqind euro ?
    Po nga i mori ai këto para që del e deklaron publikisht para qytetarëve që në këtë të ftohtë të pazakontë për Tiranën, kanë dalë në rrugë me gjithë fëmijtë e tyre, e të na dërdëllisë se kjo qenka bërë për “interesin publik”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *