• |
ide | kryesore

Dybala kthehet me ‘maskë’: argjentinasi, pas pakënaqësisë së shfaqur, e tregon në fushë vendimin e tij

-Instant, Sport



Të shtunën ndaj Udineses goli pa festë dhe vështrimi i zymtë i hedhur nga tribuna, mbrëmë buzëqeshje dhe duartrokitje pas golit ndaj Sampdorias. Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Paulo Dybala doli hapur, duke iu përgjigjur me fjalë, plot sarkazëm dhe inat, pickimeve të Arrivabenes, megjithatë diçka tashmë duket se ka ndryshuar. E jo vetëm sepse këtë herë në tribunë ishte edhe presidenti Andrea Agnelli…

Sulmuesi argjentinas ka treguar në fushë se cilat janë mendimet e tij për të ardhmen: ai dëshiron të qëndrojë te Juventus dhe shpreson që cështja e rinovimit të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. “Kurrë te Interi”, u ka besuar mendimin e tij disa miqve, duke iu përgjigjur atyre që e pyesnin për interesimin e zikaltërve. Ndoshta, edhe për këtë arsye, publiku bardhezi ishte plotësisht në anën e tij, pavarësisht se disa menduan se krahun e hekurt të kontratës, tifozët e kishin braktisur Joya-n, pas vitesh veprimesh gjeniale dhe golash autori.

Përkundrazi, mjaftuan dy gola radhazi për të fshirë dyshimet. Meqë ra fjala, Dybala është në kuotën 11 këtë sezon dhe 111 që kur argjentinasi u transferua nga Palermo në Torino. Jo keq për dikë që ka lundruar gjithmonë mes uljeve dhe ngritjeve, pak për fajin e tij e pak për shkak të dëmtimeve. Pavarësisht zhgënjimit të vërtetuar, “Paolino” theksoi mendimet e tij: ndihet një lojtar i Juventusit dhe do të donte të vazhdonte të ishte, ndoshta deri në fund të karrierës së tij. Këtë e konfirmoi edhe me gjestin e bukur të dhënies së penalltisë për ta goditur Morata, i cili kishte nevojë të festonte e të brohoritej për një gol të shënuar.

Tani topi ka kaluar te klubi. Shkurti do të jetë muaji vendimtar për t’i dhënë fund kësaj cështje. Sigurisht, rinovimi më problmatik i kontratës me të cilin Juventusi duhet të përballet. Pika e përbashkët është se të dyja palët duan të ecin përpara së bashku dhe kjo është që tani një pikënisje e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *