• |
ide | kryesore

Emërohen 3 anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Ministrave ka miratuar sot propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzegjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues).

Mandati i tyre do jetë 5 vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë. Janë miratuar propozimet për emërimin e:

Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.
Njoftimi i Plotë:

V E N D I M PËR EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË (Trupa e Nivelit të Lartë Drejtues)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin e tre anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në, si më poshtë vijon:

Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *