• |
ide | kryesore

FOTO/ Japonia çmendet për Iniestan: mblidhen 15 milionë jen për t’i bërë një statujë

-Instant, Sport



Andrés Iniesta është sinonim i futbollit të bukur dhe mbi të gjitha i Barcelonës. Mirëpo, siç ndodhi edhe me Lionel Messin, ‘Iluzionisti’ nuk e mbylli karrierën te blaugranat por po e vazhdon diku tjetër, larg Katalonjës. E ajo që dukej si një shëtitje për ndonjë sezon është shndërruar në shumë më tepër.

Spanjolli, autori i golit që i dha “Rojas” Kupën e parë të Botës, është kthyer në një figurë frymëzuese në futbollin dhe jetën shoqërore në Japoni. Fantazisti ka arritur të kapërcejë kufijtë: nuk është vetëm një ikonë e Vissel Kobe, por një lloj pasurie kombëtare. Një krenari për vendin.

Për këtë arsye, klubi i tij ka organizuar mbledhjen e një shume afër 15 milionë jen, ekuivalente me rreth 130 mijë dollarë, për të realizuar një statujë të lojtarit, në J-League që nga viti 2018. Gjithcka online në mënyrë që një nga lojtarët më të mirë të njëzet viteve të fundit, i cili ka zgjedhur tokën e Japonisë për të shijuar vitet e tij të fundit të futbollit, të ketë një nderim në lartësinë e duhur.

Statuja prej bronzi do të vendoset përpara stadiumit Kobe Wing, ku Vissel luan ndeshjet në shtëpi. Iniesta njihet si një nga lojtarët më të mirë në kampionatin japonez, edhe pse nuk e ka fituar kurrë titullin që kur ka mbërritur. Lidhja me klubin lindi sepse pronari i tij, Hiroshi Mikitani, ishte themeluesi i Rakuten, ish-sponsor i Barçës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andres Iniesta (@andresiniesta8)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *