• |
ide | kryesore

“Kemi një muaj aty, para ndeshjes e spiunuam?”: Shkëmbi replikon me Longo për strategjinë e fitores

-Instant, Sport



“Kemi një muaj që stërvitemi aty të gjithë. Për çudi ndodhi para kësaj ndeshjeje. Strategji? Duhet të pyesni Longon. Përveç kësaj, respekte për trajnerin dhe Kukësin. Në futboll rezultatet tregojnë gjithçka”. Bledi Shkëmbi ka dashur ta mbyllë debatin e krijuar para ndeshjes me Kukësin, e që po vazhdon edhe pas fitores së Dinamos 0-1, me akuzën e spiunazhit të bërë nga dinamovitët ndaj kundërshtarit të tyre: “Është e thjeshtë të flasësh kur fiton, për strategjitë. Por mendoj që meritën më të madhe e kishin lojtarët. Pashë një ekip me shumë karakter, që luftonte për çdo top. Fituam sepse fituam më shumë duele se kundërshtari, por edhe me atë që na ka munguar në disa ndeshje, fatin.”

Tekniku korcar është i kënaqur me përforcimet e ardhura në janar, pavarësisht se pret të mbërrijë qendërmbrojtësi kamerunas: “Mendoj që kemi cilësi më shumë. Kemi akoma disa mungesa si lojtarë që nuk janë në maksimumin e tyre. Kemi disa ndeshej më të vështira që vijnë shpejt. Duhet parë gjendja fizike e të gjithëve. Nëse Maliqi do të kishte nuhatjen e një sulmuesi do të bënim më keq edhe në pjesën e parë. Me Demirin dhe Sidiben dhe Lilaj do të kishte qenë ndryshe. Demiri ka një nivel tjetër dhe jo si në pjesën e parë të sezonit”, përfundoi Shkëmbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *