• |
ide | kryesore

Kim: Bashës vetëm i dhamë informacion për Berishën, vendimin e mori vetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ne nuk e ndajmë këtë informacione me askënd”. Kështu u përgjigj ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj deklaratave të Lulzim Bashës për të tjerë persona ‘non grata’ që do pasojnë Sali Berishën.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania kryediplomatja amerikane u shpreh se ky është një proces shumë konfidencial ndaj do të ishte habi që deklarata të tilla të bazoheshin në informacion faktik dhe të besueshëm.

“Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm… Ne nuk e ndajmë këtë informacion me askënd”, – tha Kim.

Ambasadorja përsëriti vendosmërinë e SHBA në luftën kundër korrupsionit, teksa theksoi se të gjithë udhëheqësit do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

“Nëse je përfshirë në korrupsion, nëse abuzon autoritetin e pushtetin e postit, nëse abuzon me besimin publik, tani është koha për të ndaluar dhe menduar pasojat. Tani është koha për të vënë në peshore nëse ajo që po bën dhe po përfiton ia vlejnë koston që në fund do të duhet të paguash.

Drejtësia po vjen dhe në mos gjë tjetër, përcaktimet që kanë bërë Shtetet e Bashkuara, vjet dhe tashmë këtë vit, demonstrojnë se cilido do të japë llogari. Askush nuk është mbi ligjin. Askush”, – theksoi ambasadorja Kim.

Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD është vetëm i Lulzim Bashës, tha ambasadorja, teksa sqaroi se e vetmja gjë që SHBA bëri ishte t’i ofronte kreut të PD informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat e non grata.

“Në këtë kuptim, kemi bërë shumë të qartë që nëse Partia Demokratike apo cilado parti drejtohet nga dikush, përfaqësohet nga dikush që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, atëherë nuk mund të presësh një marrëdhënie normale Kaq bëmë, ofruam informacion”, – u shpreh kryediplomatja amerikane. /Euronews Albania



13 Comments

    1. E bukur kjo. Ne vend te vere vetullat nxjerr syte. Pra i informacion i jep kjo Rames dhe Bashes, kurse Berishes jo. Publikut jo. Fjale me e gjetur ne keto raste ne shqipe eshte “bajge”. Nga bajgat e amerikes te ato tonat. Jane nje mal me bajga te gjithe.

    1. Ik er bythqir mashkull. “Malokut” i rruajten bolet se ju doli perballe dhe i sfidoi, i tha ecni ne gjyq sillni provat. Kimetja thote kemi po si tregojme😂😂. Eshte sikur te them une per ty qe je prostitute , kam fakte por sti tregoj se nuk kam😜🖕🖕🖕🖕

    1. Kimetja aq shume eshte ezauruar ne genjeshtra, saqe nuk i mban mend tani se ca ka thene kjo e ca ka thene Ramazani ne lidhje me kete ceshtje.

      Por nje gje eshte e sigurte, qe Ramazani e ka ditur para Kimetes. Xoni eshte me lart se Kimetja ne hierarkine e “uncle George Soros”.

      1. ke te drejte, shpeshhere kimete fytyrebytha del me deklarata te fuges. si me qene pjeseeekipitte te PR te rames

        rama eshte me gjithemendme lart se kiemtja. kimetaj ne sherbim te rames

        epo i lumte bytha rames dhe fondacionit shoqeria e hapur qe tallin trapin me ambasadoret e USA ne shqiperi

        ket vijne me cmim ne etikete mu si bluzat ne dyqan, ose sirrobat tek ezgat e tregut, rama ika neperkembur keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *