• |
ide | kryesore

Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç bëri zyrtare iniciativën e tij për largimin e zv.kryeministrit Dritan Abazovic nga qeveria.

“Moskorrektësia e tij që cenon qeverinë në të cilën ai është anëtar, cenimi i parimeve ligjore dhe parimeve kushtetuese mbi të cilat bazohet funksionimi i qeverisë, janë arsye të pafalshme pse i propozoj Kuvendit shkarkimin” – shkroi kryeministri malazez në Twitter duke bërë të ditur se iniciativën e ka dorëzuar në Kuvend.

Ai ka propozuar ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq për si zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi.

Shkak për këtë përplasje në qeverinë malazeze u bënë qëndrimet e Abazovic që qeveria të votëbesohej në Kuvend për rrugën që po ndiqte. Kjo nuk u pëlqye nga kryeministri që e largoi numrin 2 të qeverisë nga kabineti i tij. ©LAPSI.al

https://twitter.com/profKrivokapic/status/1483873011614814208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1483873011614814208%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vijesti.me%2Fvijesti%2Fpolitika%2F586015%2Fkrivokapic-podnio-inicijativu-za-smjenu-abazovica-za-novog-potpredsjednika-predlaze-spajica



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *