• |
ide | kryesore

Dorëzimi i gylenistëve/ Si po përkulet Rama para sulltanit

-Instant, Arkiva, Kryesore



Vizita e fundit e Erdoganit në Tiranë nuk do të mbahet mend vetëm për faktin se sheshi Skëndërbej u duk për pak orë sikur ishte sheshi Taksim në Stamboll, i mbushur me flamuj turq dhe banderola për ndër të presidenti autokrat. Ai nuk qe vetëm simboli i një vasaliteti të pështirë, ku përgjatë ceremonisë së përfundimit të punimeve të xhamisë së Et’hem Beut, u përjashtua me urdhër të sulltanit i gjithë komuniteti musliman shqiptar. 

Peut être une image de 3 personnes, personnes debout et texte qui dit ’nr büyük, "Dünya seni beşten koca seviyoruz TÜRK." × AA’

Ajo për të cilën u fol më pak, por që në fakt është më skandalozja është nënshtrimi i qeverisë shqiptare ndaj kërkesave të përsëritura turke për të luftuar gylenistët (organizatën FETO siç e quan Erdogan) për të mbyllur shkollat e tyre dhe për të ekstraduar mbështetësit e imamit të cilin islamo konservatorët e akuzojnë pa prova të besueshme ndërkombëtarisht për organizimin e grushtit të shtetit të korrikut 2016.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Me poture ulur nderojmë sulltanin

Gjatë gjithë kësaj periudhe Tirana zyrtare ka ardhur duke u dorëzuar gjithnjë e më shumë. Lapsi.al ka siguruar dëshmi të sigurta që kolegjeve turke në vend po i bëhet një presion i fortë, madje i bashkërenduar nga drejtoritë e ministrisë së financave, nga policia dhe prokuroria, në mënyrë që ata ti dorzojnë bizneset e tyre. Kryetarit të komunitetit Musliman, Bujar Spahiu po i tregohet edhe shkopi edhe karrota për të gjetur një rugdalje nga posti që mbën. Kulmi i përdhunimit të shtetit ligjor në Shqipëri arriti në janarin e dy viteve më parë kur shteti shqiptar i rrefuzoi kërkesën për azil politik gylenistit, Harun Çelik, madje mediat turke njoftuan plot triumf në vendin e tyre se ai ishte rëmbyer në Tiranë nga shërbimi sekret turk, MIT.

Servilizmi ndaj Erdoganit/ Si u kap në gënjeshtër Sandër Lleshi

Por të gjitha këto me sa duket janë harruar dhe gjatë vizitës së fundit në Tiranë Erdogan e ka shtuar presionin. Para deputetëve shqiptarë, duke iu referuar gylenistëve ai tha se “ky grup ende ruan praninë në Shqipëri në sektorin e arsimit, shëndetësisë, organeve fetare dhe sektorin privat”. Ai shtoi se kjo organizatë, sikurse për Turqinë, përbën rrezik ehde për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Ndërsa ka kaq shumë çështje mes nesh për të biseduar, diskutuar dhe ndërmarrë hapa drejt së ardhmes së bashku, neve na vjen keq që humbim kohë me një çështje të këtillë. Shpresojmë që në takimin tonë të radhës këtë çështje ta largojmë nga agjenda jonë”-shtoi Erdogan.

Peut être une image de 4 personnes et personnes debout

Ky apel në formë shantazhi gjeti pasqyrim në faqet e para të gazetave si “Hurriyet” apo “Haberturk” të cilat u mbushën me thirrjet e forta të Erdogan, gati në formë ultimative ndaj qeverisë shqiptare se ai  pret që në vizitën e tij të ardhshme “të ketë marrë fund problemi i gylenistëve”, të këtyre “terroristëve që i kanë duart me gjak”.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama – Erdogan?

Por ndërsa qëndrimi zyrtar i ankarasë nuk përbën më lajm shqetësues është fakti se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kërrus shpinën Edi Rama ndaj ultimatumeve të vëllaut të tij. Dhe për të vërtetuar këtë mjafton vetëm një fakt. Kur në tetor të 2018, ministri i jashtëm  Mevlud Çavushoglu, i kërkoi në Tiranë homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati ekstradimin e gylenistëve, qëndrimi i qeverisë shqiptare ishte i prerë. Ai i tha sy më sy përballë gazetarëve shefit të diplomacisë turke se shteti shqiptar është laik dhe do qe absurde që ai të të përfshihej në çështje fetare. “Aq më pak në to mund të përfshihet një vend i huaj” këmbënguli ai (shiko videon këtu).

Nuk kaluan as dy muaj dhe Rama e largoi Bushatin nga detyra. Që atëhere askush nuk ka guxuar më ti përgjigjet publikisht kërkesave gjithnjë e më të forta të Ankarasë që nënpërkëmbin sovranitetin dhe laicitetin e vendit tonë. Dhe kjo është prova më e qartë e nënshtrimit gjithnjë e më të madh të qeverisë së Edi Ramës ndaj kërkesave absurde të Erdoganit, që i shpërfill çdo shtet me vokacion perendimor. 

©Lapsi.al

 



10 Comments

  1. Eshte fundi i cdo krenarie kombetare qe mund te kemi menduar se kemi. Turqia nuk mund te jete zgjidhja e problemeve tona duke qene historikisht shkaktare ne mase e tyre. Maredhenia jone me Turqine duhet te ishte kirurgjikale per nga kujdesi. Ne nuk jemi as Serbia, as Kroacia apo ndonje periferi tjeter e Perandorise. Afersia me Turqine nuk na rrezikon vetem orientimin gjeostrategjik sic mund te beje per keta te tjeret por edhe edhe menyre sesi e kuptojme ate qe jemi. Sado te manipulojme, e verteta eshte gjithmone e njejta: Ndergjegja jone kombetare eshte negative dhe eshte ngjizur ne perpjekje ndaj “ish-Turqise”, ose asaj qe eshte Turqia e preferuar e Sulltanit te sotem. Nuk ka komb shqiptar ne mohim te kesaj te vertete.

    1. Qirjo kalemci, i blere apo injorant, i referohesh F. Gulenit si dijetar dhe imam islam, Guleni ka kryer vetem 3 klase fillore, shkolle me dokumenta, se nga e nxirrni dijetar ju qofshi. I referoheni si imam, babai i tij ishte armen (orthodoks) e ema ishte cifite, me cfare regulle treshi, Guleni na qenka imam islam?! Guleni dhe organizata e tij terroriste FETO, eshte themeluar, financuar dhe mbrohet nga CIA & MOSSAD. Guleni jeton ne nje site 150 hektareshe, prane Dalai Lames, prone e CIA-s, ne periferi te Pensilvanise, Guleni & FETO jane nje derivat i Soros, por ndersa njeri nuk e fsheh prejadhjen e tij, tjetri na shtiret si “dijetar islam”. Me ne shqiptaret dhe Shqiperine duhet ta kene punen pisk qe na kane versulur njeheresh te 2 djajte, Soros & FETO, KAQ!

      1. Ju ka sulur FETO shqiptareve? Si?

        Tja hape syte dikush sulltanit e ti thote qe lideri global eshte marionete e sorosit se eshte duke ja bere gropen vetes…

  2. Qirjo kalemci, i blere apo injorant, i referohesh F. Gulenit si dijetar dhe imam islam, Guleni ka kryer vetem 3 klase fillore, shkolle me dokumenta, se nga e nxirrni dijetar ju qofshi. I referoheni si imam, babai i tij ishte armen (orthodoks) e ema ishte cifite, me cfare regulle treshi, Guleni na qenka imam islam?! Guleni dhe organizata e tij terroriste FETO, eshte themeluar, financuar dhe mbrohet nga CIA & MOSSAD. Guleni jeton ne nje site 150 hektareshe, prane Dalai Lames, prone e CIA-s, ne periferi te Pensilvanise, Guleni & FETO jane nje derivat i Soros, por ndersa njeri nuk e fsheh prejadhjen e tij, tjetri na shtiret si “dijetar islam”. Me ne shqiptaret dhe Shqiperine duhet ta kene punen pisk qe na kane versulur njeheresh te 2 djajte, Soros & FETO, KAQ!

  3. Qe kur EU i beri te qarte Edi Rames qe s’do kete progress ne rrugen drejt BE-se, ky iu sul Turqise dhe po kerkon qe te na integroje ne Turqi tashme, edhe pse 500 vjet kemi vuajtur tiranine e tyre.
    Mendoni sikur kete qasje te kishte Berisha, te gjithe do te protestonin. Ndersa per Edin e Rilindjen askush nuk proteston kete drejtim strategjikisht te gabuar te vendit!!!
    Gjithcka eshte ne funksion te parave, tenderave dhe koncensioneve qe i jepen vellait Erdogan.

    1. E sakte e njejta gje po ta kish bere Berisha do quhej blasfemi.

      Lidhur me shkrimin, Rama nuk po e ul kurrizin se s’ka si ta ule kur Rama s’ka pas najhere shtylle kurrizore per ceshtje parimore.

      Rama eshte fendurrine me e qelbet se Erdogan se mban veshur petk perendimor sorrosian por perbrenda eshte bushter e lige.

    1. o patronazhist diplomacia e rames esht m…si goja jote. se ca pune ka populli cecen ne ket mes vec idiote te kategoris se par e din,….

  4. Jam dakord te ikin shqiptaret nga KMSH dhe ate ta marrin turqit me ne krye kryehehabistin e shkretetirave te Arabise Justinian Topulli bashke me Vellazerine Muslimane me vellezerit Sabaudin Jashari dhe Ferid Piku..e s igurt qe per pune muajsh me keta ne krye fillon prerja e kokave me shpate ne Shqiperi !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *