• |
ide | kryesore

Merkato italiane për Arsenal: Vlahovic, Arthur e Danilo për të rivalizuar në Angli

-Instant, Sport



Sipas mediave britanike, oferta zyrtare dhe definitive e Arsenalit për Vlahovic është vetëm çështje orësh. 70 milionët e famshme që Gunners janë gati t’i paguajnë Fiorentinës mund të bëhen tani realitet. Skuadra e drejtuar nga Arteta po nxiton të rikthehet për të diskutuar për titullin kampion në Angli, ose të paktën për të siguruar një vend në Champions League. Londinezët kanë në sy edhe emra të tjerë në futbollit italian, si juventinët Danilo dhe Arthur.

E megjithatë, tentativa për mesfushorin, që Arsenal e ka si prioritet, nuk është i lehtë. Allegri do të donte të paktën të kishte një alternativë gati në merkato që të ishte i mbuluar, duke qenë se në daljet e fundit braziliani ka dëshmuar së është një lojtar i rëndësishëm në mesin e fushës. Problemi tjetër ka të bëjë me formulën, me Juventusin që dëshiron ta zgjasë në 18 huazimin 6-mujor, që është ideja e anglezëve, nëse nuk arrihet në detyrimin e blerjes.

Edhe gjuetia për Danilon nuk është aspak e lehtë. Trajneri bardhezi e konsideron të rëndësishëm për të kompletuar skuadrën në sektorin e prapambetur, për aftësinë e tij për tu shprehur në mënyrën më të mirë, si në krahë në mbrojtjen me katër lojtarë, ashtu si edhe në qendër në atë me tre. Arsenal, ndërkohë, insiston ta ketë në skuadër si alternativë ndaj japonezit Tomiyasu në të djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *