• |
ide | kryesore

Meta takoi Ballën/ Bardhi: Trekëndëshi i Bermudës konsultohet çdo ditë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas takimit të Presidentit, Ilir Meta me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme vendore, ka reaguar menjëherë opozita. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një status në Twitter shkruan se nuk pati asnjë habi nga qëndrimi i Metës, ndërsa shtoi se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave.”, shkruan Bardhi.

Pas takimit Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për konsultim me asnjë parti, ndërsa takimin me Ballën e cilësoi konsultë informale.



5 Comments

  1. Te mos ishte per Ramen, Bardhi sot di ishte bere Bardha Ziu.
    Sa te jete Luli kryetar, PD e ka te sigurte 99.9% humbjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *