• |
ide | kryesore

“Nuk e kemi mësuar VAR-in perfekt”: arbitrat dhe asistentët pranojnë edhe gabimet e bëra në kampionat

-Instant, F1, Sport



Arbitrat dhe asistentët e Abissnet Superiore po zhvillojnë disa trajnime për të marrë çertifikimin si VAR dhe AVAR. 11 arbitra dhe 25 asistentë janë përfshirë tashmë në këtë proces në mënyrë që të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre në pjesën e dytë të sezonit. Sistemi teknologjik i ka ndihmuar arbitrat të minimizojnë gabimet, por impakti më të nuk ka qenë i thjeshtë dhe në këndvështrimin e arbitrave gabimet me të nuk mund të shmangeshin të gjitha. “Duke parë që në këto 16 javët e para të kampionatit, sistemi VAR na ka ndihmuar shumë ne si arbitra, na ka ndihmuar për të minimizuar gabimet, është tepër i rëndësishëm dhe për këtë arsye edhe pjesa tjetër e arbitrave të Superiores po trajnohen. Mendoj që është një trajnim shumë i rëndësishëm” – ka thënë Indrit Myrtja, një nga arbitrat e Superiores.

Gabime do të ketë, sepse ashtu si pranon Emanuela Rusta, arbitrja që prej vitesh është e pajisur me stemën e FIFA-s, askush nuk mund të thotë se e implementon sistemin në mënyrë perfekte: “Është pak e vështirë, duke qenë se më parë jemi mësuar me futbollin klishe, pa VAR. Ka pak vështirësi, nuk mund të themi që e kemi mësuar VAR-in perfekt, sepse ne nuk mund të ndërhyjmë në gjërat që nuk janë faktike, që do të thotë, nëse ne kemi VAR, çdo njeri pret që çdo gabim i arbitrit të korrigjohet, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë në gjërat që janë të diskutueshme, që kanë interpretim, por ndërhyn në gjërat që janë bardhezi, dhe është një gabim i dukshëm, për të mbrojtur arbitrin nga gabimet që mund të bëhen padashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *