• |
ide | kryesore

OBSH: Pandemia e Covid-19 nuk është as afër fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pandemia e koronavirusit nuk është “as afër fundit”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që varianti Omicron i koronavirusit ka përballur shumë shtete me rekord të infektimeve me koronavirus. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omicron përbën më pak rrezik, vetëm sepse duket se shkakton simptoma më të lehta.

“Omicron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo pretendimet se është sëmundje e lehtë, është mashtrim”, u ka thënë ai gazetarëve nga selia e OBSH-së në Gjenevë. Mos u gaboni: Omicron është duke shkaktuar shtrirje në spital dhe vdekje, andaj edhe rastet më të lehta janë duke ngarkuar sistemin shëndetësor”, ka shtuar ai.

Pse ende duhet të tentoni t’i shmangeni Omicronit?

Varaitni Omicron i koronavirusit tani është dominant në shumë vende të botës, duke nisur nga Brazili e deri në Francë. Të dhënat sugjerojnë se vaksinat ekzistuese për koronavirus janë më pak efektive në parandalim të infektimit me Omicron, në krahasim me variantet tjera, mirëpo dozat e vaksinave ofrojnë mbrojtje ndaj sëmurjes së rëndë dhe vdekjes. Ekziston shpresë se kombinimi i njerëzve të vaksinuar dhe pjesën tjetër që ka antitrupa nga infektimi me koronavirus, mund të rezultojë me një shkallë të atij që njihet si imunitet i tufës.

Kjo gjë ka rritur diskutimet nëse koronavirusi do të kthehet në endemi. Michael Ryan, drejtor për Emergjenca në OBSH, ka thënë në një panel të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror se “ky virus mund të mos përfundojë kurrë”, sepse një virus i tillë “mund të bëhet pjesë e ekosistemit”./REL



3 Comments

  1. Car biri kurve ky, po pse nuk thote dhe qe shumica dermuese e rasteve (mbi 70%) jane te vaksunuar me 2-3 doza. Shica e shtreterve te trapise intensive ne Itali dhe Gjermani nuk jane te zene me te semure me Covid.
    Ne gjermani deputetet e djathte kane shkuar ne cdo spital duke mbledh shifrat e te semurve me covid ne RTI dhe ka dal qe shifrat qe jepte qeveria nuk kishin fare lidhje me realitetin, atje ka plas skandal politik, dhe shume njerez po refuzojne te bejne dozen e 3 se kane humb besimin te qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *