• |
ide | kryesore

Paratë publike “rrush e kumbulla”, 250 mln lekë për “Këshillimin Kombëtar, promovim në media, rrjete sociale dhe sheshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lidhur me atë që e quan si “Këshillim Kombëtar” duket se qeveria e kryeministrit Rama ka përcaktuar edhe një fond të posaçëm për këtë nismë.

Kështu, përmes një VKM-je të publikuar ditën e sotme qeveria ka parashikuar që për financimin e kësaj nisme të shpenzojë 25 000 000 lekë, të ndara këto në disa zëra.

Konkretisht, pjesën më të madhe prej 15 000 000 lekësh, do ta marrë fushata promovuese në median audiovizive, të shkruar dhe/ose në mjetet e tjera elektronike të komunikimit masiv/rrjete sociale.

Ndërsa 4 700 000 lekë, për realizimin e materialeve promocionale për programin e “Këshillimit Kombëtar”, të cilat do të përdoren në sheshet dhe/ose ambiente të tjera publike, ku kryhet plotësimi i pyetësorit gjatë kohëzgjatjes së procesit.

Ndërkohë, INSTAT-it, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 5 300 000 (pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë të “Këshillimit Kombëtar”.

Vendimi i qeverisë:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR AGJENCINË PËR DIALOG DHE BASHKËQEVERISJE DHE INSTITUTIN E STATISTIKAVE, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË “KËSHILLIMIT KOMBËTAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Me qëllim vijimin e financimit të aktiviteteve mbështetëse, në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në llogarinë ekonomike 602 ‘Shpenzime operative’, i shtohet fondi prej 19 700 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh, për aktivitetet e mëposhtme:

a) 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për fushatën promovuese të informimit publik për programin e “Këshillimit Kombëtar” në median audiovizive, të shkruar dhe/ose në mjetet e tjera elektronike të komunikimit masiv/rrjete sociale;

b) 4 700 000 (katër milionë e shtatëqind mijë) lekë, për realizimin e materialeve promocionale për programin e “Këshillimit Kombëtar”, të cilat do të përdoren në sheshet dhe/ose ambiente të tjera publike, ku kryhet plotësimi i pyetësorit gjatë kohëzgjatjes së procesit.

2. INSTAT-it, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në llogarinë ekonomike ‘Shpenzime korente”, i shtohet fondi prej 5 300 000 (pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë (të mbledhur nga posta dhe nga pikat e dedikuara për plotësimin e tyre në sheshet dhe/ose ambientet e tjera publike), në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave.

3. Fondi total prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



1 Comment

  1. Xoni, 250 milion leke llokum ne xhep dhe me pyetsore do fshij tajaren dhe do bej ate qe e ka ndare menden te beje.

    Me keto leke te kishte bere referendum po t’ja mbante tajarja.

    Ky eshte despot qe i duhet qire nena nje minut e me pare sepse sic ka thene dhe vete Ramazani “skemi pare asgje akoma”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *