• |
ide | kryesore

Përplasja te “5 maji”/ Procedohet penalisht 41-vjeçari që kërcënoi Veliajn dhe 3 të tjerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për përplasjen te 5 Maji mes banorëve dhe policisë në kuadër të prishjes së disa banesave për rikualifikim urban dhe rindërtimin, 4 shtetas janë nën hetim në gjendje të lirë.

Mes të hetuarve është edhe Elson Marku, i cili kërcënoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do i hidhte acid në fytyrë. 41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.


Janë proceduar edhe K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

9 Comments

    1. Sa qesharake dhe e turpshme. Se pari policia nuk ngre akuza, prokuroria i ngre. Se dyti qytetaret nuk kane kundershtuar policine ne detyren e saj te ruajtjes se rendit. Qe ne radhe te pare eshte ne sigurine e qytetareve. Prishja e objekteve eshte detyre e atij organi qe ia ngarkon ligji dhe nuk eshte policia. Nese Policise i kane vene detyre te prishe objektet, le qe eshte trashesi por dhe e paligjshme. Shkurt, cilesimi ligjor qe kane perdorur idiotet tane ne Policone e Shtetit eshte komplet i pabazuar dhe i paligjshem. Ju si gazetare ndiqeni dhe pyesni avokate apo juriste.

      1. Tani me vrap nje foto, bashke me kalamajte, bashke me bythen kryetar, te sheshi me i bukur ne avrope. Mos harroni te votoni, qe ne ora 7.

  1. Gjithe mundi dhe djersa e nje jete te tere eshte ajo shtepi. Qe ju kane rene kocka ne emigrim per ta bere. Po kriminelat e politikes ( majtas dhe djathtas), kriminelat e ekonomise ( te ashtquaturit biznesmena ), kriminelat e medjave ( te dredhuri opinionista e leshit), qe e mbaj gjalle kete fryme pushteti, nuk kane per ta kuptuar kurre kete gje, se shtepite i kane me djerse mendereje jo balli.
    Nga hundet ju dalcin

    1. Si do ndiheshe ti po te vinte dikush e te te zinte token tende, a do kishe te njejtin mendim?
      Per mua cdo shtepi qe eshte ndertuar ne tok te zaptuar duhet rrafshu. Po o rrafshoi te gjitha ose asnjeren. Ajo qe po ndodh me kto fakirat eshte totalisht e pa ligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu