• |
ide | kryesore

Rangnick kërkon të bëjë… revolucion te United: jashtë projektit tre lojtarë që kanë kushtuar 200 milionë

-Instant, Sport



Kur Manchester United përmend Ralf Rangnick në kanalet e tij zyrtare, gjithmonë e bën me kujdes të veçantë: ata e quajnë atë “menaxheri ynë i përkohshëm”. Shumë e vërtetë, sepse vetë gjermani shpjegoi se pranoi pankinën e Djajve të Kuq vetëm dhe ekskluzivisht sepse në fund të sezonit, çfarëdo që të ndodhë, ai do të ulet pas një tavoline, duke ia lënë fushën dikujt tjetër. Sigurisht, në situata të ngjashme ekziston gjithmonë ‘rreziku’ për të bërë mirë, si Solskjaer, i cili në fillim e bindi aq shumë klubin sa u bë menaxher në të gjitha aspektet. Nga ajo që po ndodh në anët e Carrington, duket evidente se Rangnick nuk do të vazhdojë si teknik, por si drejtues ai planifikon të bëjë revolucionin.

Në fakt nuk mund të përkufizohet ndryshe nga sa raportohet nga ’90min’. Në një takim me shoqërinë, gjermani shpjegoi në detaje se si synon të lëvizë për të përmirësuar skuadrën që ka në dispozicion. E një nga korrigjimet e para është… largimi i tre lojtarëve që kanë kushtuar një pasuri. Sipas trajnerit, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw nuk mund të luajnë për Manchester United. Në të vërtetë, ata duhet të zëvendësohen menjëherë, duke i shitur te ofertuesi më i lartë. Mbetet për tu pyetur se si mund të kenë reaguar drejtuesit e klubit, duke qenë se mbrojtësi (dhe kapiteni) ka kushtuar rreth 90 milionë euro, por edhe dy mbrojtësit e krahut nuk kanë mbërritur falas në Old Trafford, duke qenë se paratë e shpenzuara për ta (55 dhe 38 milionë) janë në barazvlerë me ato të Maguire.

Por nëse duhet të bëhet një revolucion, duhet bërë i plotë dhe pavarësisht se klubi në seancat e kaluara të merkatos ka bërë ndonjë gabim vlerësimi. Kushdo që dëshiron Ralf Rangnick, duhet t’i besojë zgjedhjeve të gjermanit, i cili tashmë ka identifikuar zëvendësuesit e mundshëm. Për Maguire, mund të mbërrijë Max Kilman, ndërsa menaxheri në krahë duket se i beson Dalot dhe Alex Telles dhe nuk ka nevojë urgjente të gjejë dikë që të marrë vendin e Wan-Bissakas dhe Shaw. Megjithatë, një goditje e keqe për qendërmbrojtësin dhe për anësorin e majtë, të cilët ishin shumë të rëndësishëm në ecurinë e Anglisë drejt finales së Europianit. Por në Mançester, si pothuajse kudo, zbatohet një fjalë e urtë e vjetër: skuadra që nuk fiton … ndryshohet. Edhe nëse ka kushtuar shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *