• |
ide | kryesore

Rekord infektimesh nga COVID-19 në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova sot ka regjistruar sot rekord të rasteve të reja me COVID-19 që nga viti i kaluar. Vendi raportoi mbi 2 mijë raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 9.194 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mije e 50  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

Në total numri i rasteve aktive është 7.266”, njofton ministria e Shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *