• |
ide | kryesore

Shembja e banesave te 5 Maji, PD kërkon seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tetë deputetë demokratë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i dërguan kryetares së këtij Komisioni një kërkesë ku i kërkohet mbajtja e një seance dëgjimore ditën e premte në lidhje me çështjen e shtëpive tek zona e 5 Majit, në Tiranë. Në kërkesën e tyre theksohet se kjo seancë është thirrur si një përpjekje për t’i ardhur në ndihmë banorëve që nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që aktualisht ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive.

Kërkesa është firmosur nga deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati, duke vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e 5 Majit.

Në seancë dëgjimore, përveç një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;
Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;
Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Në orët e para të së mërkurës, shembja e banesave në zonën e 5 Majit në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit u shoqërua me përplasje mes policisë dhe banorëve. Sot ishte afati i fundit i vendosur nga Bashkia e Tiranës për lirimin e banesave, por disa prej banorëve kundërshtuan.

Për një prej banorëve që refuzonte të linte banesën e tij, u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për ta larguar. Disa të tjerë u dorëzuan dhe nisën me nxjerrjen e orendive shtëpiake dhe sendeve personale.

Nga projekti për lagjen e re të 5 Maji preken banorët e njësisë administrative nr.4 dhe nr.8 të cilët do të marrin kompensim të plotë, duke shkëmbyer banesën e tyre me një shtëpi në godina e reja që do të ndërtohen për të pastrehët nga tërmeti.

Deri në momentin që do të futen në shtëpinë e re këta banorë do të marrin bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës.



2 Comments

  1. LERENI TI PRISHIN TE GJITHA SHTEPITE DHE PASTAJ THIRRINI NE INTERPELANCE .
    ME NJE POÇ PIRDHNI TE GJITHE JU . MUA NUK ME VJEN KEQ QE JU MBYLLET NJE SY ME VJEN KEQ SE KETE MASKARALLIK PO E BENE NJE SHTET QE DUHET TE ISHTE SOCIAL .

  2. Opozita kete ka detyre o injoranta. Cfare duhet te bej opozita te mare kallashin edhe ti dal para fandromes??? Kur paten mundesin te ndryshoni dicka keta te 5- majit me 25 prill ja dhane vote te gjatit tani te marin te gjatin. Se ato shteoi ja pa ketra as ne gjyka te huaj nuk e gje te drejten. Flusni si e ema e zeqos majt thanes. Apo hajde bejme zhurme kot pa lidhje. Te shkoni militandet e sales qe ju versulen selise se pd ne 8 janar, tju versuleshin edhe policise sot, ku leshin ishin, apo nuk i linin padronet qe financojne foltoren se jane po te njejtet qe do marin edhe projektin e 5 – majit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *