• |
ide | kryesore

Skandali me pagat/ Meta: Të pezullohet përkohësisht fiskalizimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta mbështet kërkesën e Konfindustrias për pezullimin e procesit të fiskalizimit. Përmes një deklarate kreu i shtetit thotë se fiskalizimi duhet të ndërpritet deri në garantimin e të dhënave tregtare, pasi dalja e tyre rrezikon mbi 120 mijë biznese në vend.

“Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues”.

Gjithashtu, Meta kërkon hetim parlamentar për nxjerrjen e të dhënave si paga, targa e automjeteve dhe numri i telefonit për 637 mijë qytetarë në muajin dhjetor 2021.

Reagimi

Pasi jam njohur zyrtarisht, si dhe duke vlerësuar interesin e madh publik, kushtetues, sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive euroatlantike të vendit, mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

U tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, që në rastin e ngjashëm të mundshëm të rrjedhjes së të dhënave masive të siguruara në kohe reale nga procesi i fiskalizimit me detyrim edhe nga dhjetra kompani private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa të skandalit të dhjetorit 2021.

Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Mbështes gjithashtu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021.



1 Comment

  1. Fiskalizimi duhet pezulluar sepse ne radhe te pare vete sistemi nuk eshte gati per tu perdorur normalisht.
    Se dyti kush na garanton qe me te dhenat qe kane dale sheshit,nuk krijohen kompani fiktive,duke bere ndonje transaksion fjala bie,per pastrim parash apo sponsorizim terrorizmi per tu hakmarre ndaj kundershtareve,dhe pasi personi i shkrete qe nuk di gje fare qe ne emer te tij eshte hapur kompani,futet ne burg dhe i sekuestrohet pasuria.
    Une jam i mendimit qe duhet te kerkojme zhvleresimin e ID dhe paisjes falas me ID te re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *